VLORE - Policia e Vlorës ka ndaluar 29 klandestinë nga Siria të cilët kishin hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë, ndërsa janë arrestuar 3 shqiptarë të akuzuar për “Ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit kryer në bashkëpunim.”
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ku nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Dhërmi u konstatuan dy mjete të cilave iu dha shenjë të ndalonin por nuk iu binden punonjësit të policisë.
 
Menjëherë pas kësaj uniformat blu janë vënë në lëvizje, dhe për pasojë u ndaluan nga patrulla e Grupit të Lëvizshëm Operacional në Orikum automjeti tip fugon me targa V 842 PP, brenda të cilit ndodheshin 29 klandestinët sirianë, mes tyre gra dhe fëmijë, si dhe autovetura që i shoqëronte tip “Opel” me targa AA 877 DN.
 
klandesitnet
(Në foto: Klandestinët e ndaluar nga policia e Vorës) Foto të tjera

Policia arrestoi drejtuesin e furgonit, Klodian Taga 25 vjeç, banues në Tiranë si dhe drejtuesi i autoveturës, Eri Jauri 23 vjeç banues në Tiranë. Në pranga të policisë kanë rënë  dhe pasagjeri i autoveturës, Klodian Farka 25 vjeç, banues në Gjirokastër.
 
klandesitnet
(Në foto: Klandestinët e ndaluar nga policia e Vorës) Foto të tjera

Të arrestuarin akuzohen për veprën penale "Dhënie ndihme për kalim te paligjshëm të kufirit" të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës, për procedime të mëtejshme.
 
Sakaq klandestinët janë ndaluar dhe ndodhen në komisariatin e policisë së Vlorës, ku pritet të depërtohen për në vendin e origjinës.
 
klandesitnet
(Në foto: Klandestinët e ndaluar nga policia e Vorës) Foto të tjera

Sipas uniformave blu, klandestinët sirianë dyshohet se kishin si destinacion vendet e Europës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)