BEOGRAD - Rreth 45 shqiptarë që udhëtuan drejt Beogradit për të ndjekur kombëtaren shqiptare në përballjen me Serbinë u bllokuan në aeroport për disa çaste ndërsa për të mundësuar hyrjen e tyre në shtetit serb u desh ndërhyrja e ambasadorit tonë Ilir Bocka.
Kjo situatë u krijua pasi mes tyre ndodhej një shqiptar që mbante një shall të kombëtares shqiptare, ndërsa sipas masave të marra nga autoritetet serbe në rrugët e Beogradit nuk lejohen simbolet kombëtare të Shqipërisë.
Kur policia serbe ka parë me shallin e kombëtares në qafë njërin prej personave të zbritur në aeroport janë pezulluar dhe procedurat standarde dhe shqiptarët u bllokuan. Për situatën u vu në dijeni ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka, i cili nisi menjëherë negocimet me autoritetet serbe.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ministri i Punëve të Jashmte Ditmir Bushati, thirri në takim ambasadorin serb në Tiranë Miroljub Zaric për t’i shprehur shqetësimin për situatën e krijuar.
“Ministria shprehu qartë qëndrimin që nuk do të tolerojmë që të cënohet asnjë shtetas shqiptar në Beograd dhe kjo situate është e papranueshme.
U bëmë thirrje palës serbe që të tregojë maturi dhe të mos përdoret një ndeshje futbolli me politikën sepse vendi i futbollit është në fushën e blertë dhe jo me dyert e aeroporteve dhe kancelarive diplomatike. Kjo situatë nuk i shërben situatës dhe raporteve dypalëshe”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme pas takimit që Bushati zhvilloi me ambasadorin serb.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com