Në Pogradec janë ndaluar 5 Sirianë.

Makina e tyre  në përpjekje për ti ikur policisë është përplasur me bordurën.

 Makina është pikasur postobllokun e policisë tek Enkelana në hyrje të qytetit dhe ka ikur me shpejtësi në kundravajtje një rrugë paralele.

Më pas është përplasur pranë një trotuari tek lumi i qytetit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe dyshohet të ketë pasur rreth 4-5 refugjatë në makinë.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të një mjeti tjetër tip benz që hapte rrugën për mjetin tip ML me refugjatë.