Ndalohen 50 emigrantë në një tren nga policia e Bosnjës

Ndalohen 50 emigrantë në një tren nga policia e Bosnjës

Foto ilustruese

Policia e Bosnjës ka bërë të mundur ndalimin e rreth 50 emigrantë nga Afganistani, Irani dhe Pakistani duke  u përpjekur që të kalonin nga Serbia në një tren mallrash këtë të premten.

Mirëpo Bosnja nuk kishte qenë më parë rrugë e emigrantëve që kalonin përmes Ballkanit për në vendet e Bashkimit Evropian deri në fillim të këtij viti kur arritjet u rritën.

Veçse rreth 11 mijë njerëz nga Azia dhe Afrika e Veriut janë regjistruar si të ardhur deri më tani në këtë vit.

Emigrantët po kalojnë lumin Drina (kufiri mes Serbisë dhe Bosnjës) dhe pastaj paguajnë ndërmjet 250 dhe 300 euro për kontrabandistët që t’i marrin mbi Drinën.

Ka njoftuar një burim policor.

Bëhet e ditur se treni që bartë thëngjill u ndalua pranë qytetit kufitar, Zvornik në brigjet e lumit Drina. E ndërkoh që treni u ndal, disa nga emigrantët në bord kërcyen dhe filluan të  vrapojnë mbrapa për në Serbi.

Gjithashtu shteti i Bosnjës është anashkalua në vitin 2015 dhe 2016, kur më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë kaluan nëpër Ballkan. Por me mbylljen e kufijve nga shtetet tjera, Bosnja është bërë një rrugë e re tranzitimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja