Ndalohen 9 persona vidhnin motorat
dhe i shisnin në “Facebook”

Ndalohen 9 persona vidhnin motorat<br />dhe i shisnin në “Facebook”
Nëntë persona, mes të cilëve dy studentë universitar po ndiqen penalisht nga policia, pasi dyshohen se kryenin vjedhje motorësh në Tiranë.

Burimet thanë se grupi kishte një organizator dhe një person që merrej me vjedhjen e motorëve, kryesisht në kryeqytet. Kishte edhe një tjetër person që grumbullonte, lyente dhe modifikonte motorët në një servis në banesë në Tiranë dhe dy persona të tjerë, të cilët kryenin shitjen e tyre në Baldushk dhe në Durrës.

Të arrestuarit kishin edhe një faqe në rrjetin social në internet “Facebook”, me emrin “Të fiksuarit pas motorëve”, ku publikonin foto të motorëve, kontaktet dhe çmimet e tyre.

Burimet policore thanë se u arrestuan tre nga nëntë të dyshuarit, ndërsa gjashtë të tjerët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri