/ATSH/ - Me afrimin e stinës së dimrit është rritur edhe numri i dëmtuesve të pyjeve. Ky fakt bëhet i ditur nga ndalimi i kundravajtësve që kapen me mjete të ngarkuara me dru zjarri në pyje.
Ditën e merkure, punonjësit e ADZM Durrës, në bashkepunim me inspektorët e ISHMP të qarkut, kanë bllokuar në territorin e Parkut Kombëtar Qafshtamë kamionin tip IFA me targa AA014GF, që po transportonte 15 mst dru zjarri të llojit ah, kontrabandë. Makina u shoqerua për veprime të proçeduriale në pikën e grumbullimit të ISHMP ne Durres, nderkohe qe nisi  proçedimi penal për drejtuesin e mjetit.