Ndalohen shqiptarët të hyjnë në
Kosovë, Veliu: Disa u arrestuan

Ndalohen shqiptarët të hyjnë në<br />Kosovë, Veliu: Disa u arrestuan
Policia e Kosovës ka ndaluar disa shqiptar që të futen në Kosovë, ndërkohë që disa të tjerë i ka arrestuar me pretendimin se ata kanë problem ligjore dhe se nuk lejohet futja e tyre në Republikën e Kosovës.

Ky është pretendimi që kanë 14 shqiptarët e Shqipërisë të cilët në një lidhje telefonike për Report Tv kanë treguar sesi policia nuk i la ata që të futen në Kosovë, ndërkohë që shtojnë se moslejimi i tyre nuk është bërë në bazë të ligjit.

Evi Veliu, një nga të pranishmet në këtë ngjarje, thotë se, ”Na kanë kontrolluar disa herë. Pse na ndalojnë kot, pasi jam në rregull me ligjin, Gent Hamzaj është ndalur, ndërsa Bashkim Rodoni nuk duhet të kalojë në Kosovë,pasi i kanë dhënë një letër ku i është thënë se ëhstë person me rrezikshmëri.  Ne të tjerëve na kanë thënë se duhet të kthehemi mbrapsht. Ne jemi përpjekur të komunikojmë me Pikën tonë doganore, kemi telefonuar dhe numrin e policisë 129 dhe nuk përgjigjet askush” ka thënë Veli.

Ndërkohë, për këtë ngjarje në Pikën e Kalimit Kufitar të Vërmicës, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se, shqiptarët janë arrestuar e ndaluar që të hyjnë në Kosovë, pasi kanë dashur që të marrin pjesë në protestën e organizuar prej saj.

Vetëvendosje e ka konsideruar veprimin e Policisë së Kosovës si të turpshëm dhe që synon vazhdimin e politikës famëkeqe të distancimit të Kosovës prej Shqipërisë.

Ja deklarata e plotë e Vetëvendosjes
“Sot rreth orës 11:00 në pikën doganore të Morinës, Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit që po vinin nga Tirana për të marrë pjesë në Protestën e 17 shkurtit në Prishtinë.
Si fillim ata kanë kontrolluar autobusin, ku kanë gjetur parullat protestuese. Më pas i kanë shoqëruar tre vetë nga pjesëmarrësit në zyrën e policisë.
Protestuesit e tjerë janë kthyer me gjithë autobus në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe nuk iu është lejuar hyrja.
Më pas Policia e Kosovës ka lëshuar një dokument në të cilin e ka shpallur person të rrezikshëm Bashkim Rodonin, dhe ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë. Bashkim Rodoni është artist, regjisor e muzikant.
Ndërsa një tjetër pjesëmarrës, Gent Amzain e kanë arrestuar dhe kanë njoftuar se do ta çojnë në paraburgim në Prizren. Gent Amzai, nga Struga, është student i filozofisë në Tiranë.
Të tjerëve ende nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje se pse po i ndalojnë.
Ky veprim i Policisë së Kosovës është i turpshëm, dhe synon vazhdimin e politikës famëkeqe të distancimit të Kosovës prej Shqipërisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin