Policia Kufitare ndaloi sot një kamion në Portin e Vlorës, në të cilin ishte fshehur një sasi lënde narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë AA 939 LK, ka rezultuar se ishin fshehur në 8 grila të paketuara në qese rreth 79 kg drogë.

Ndërkohë, policia ka ndaluar shoferin e kamionit, i cili kishte si destinacion Italinë. Nga ana e saj, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

vlore droge
[gallery]23943[/gallery]