Ndalohet lundrimi i varkave pa licencë në Fierzë dhe Koman! Kreu i Kufirit Kukës: Kërkuam dokumentet para 2 ditësh, i paraqitën vetëm tragetet dhe anijet

Disa varka pa licencë janë bllokuar këtë të shtunë nga Policia Kufitare në portin e Fierzës duke bërë që mbi 300 turistë të qëndrojnë në pritje deri në zgjidhje të situatës pasi kishin destinacion lumin e Shalës apo Valbonën. Varkat u ndaluan pasi nuk kishin dorëzuar dokumentet për ushtrimin e aktivitetit, që ishin kërkuar para 2 ditëve. Vetëm tragetet dhe anijet ishin kujdesur që të dorëzonin dokumente në Policinë Kufitare të Kukësit. Ndërkohë, ata që kanë varkë me motorë, iu kërkohet leje për drejtimin e mjetit dhe licence për ushtrim aktiviteti. 

Mesa duket ata nuk kanë leje për varkat që mbajnë çdo ditë qindra turistë dhe lundrojnë për në lumin e Shalës apo në liqenin e Komani. Gani Zeneli, drejtor i Kufirit në qarkun e Kukësit që mbulon dhe Tropojën tha për Report Tv se janë bllokuar mjetet që nuk kanë dokumente ndërsa vijon lundrimi i trageteve dhe anijeve që kanë paraqitur dokumentet në Policinë Kufitare. Zeneli sqaroi se vetëm tragetet dhe anijet kanë paraqitur dokumentet duke rezultuar konform ligjit. Ndërsa të tjerat nuk lejohen të dalin në Fierzë dhe Koman.  Ndër të tjera, në rast se kapen në lundrim pa dokumente, gjobiten.

“Si në gjithë Shqipërinë po ushtrohen kontrolle në ujërat territoriale për mjetet e peshkimit dhe mjetet e transportit të udhëtarëve. Kontrolli vazhdon pa ndërprerje.  Pak më momente ndaluam një mjet peshkimi pranë urës së Drinit në Kukës pa leje drejtimi. Po kështu po ushtrohen kontrolle në Koman dhe zona të tjera. Ata që janë bllokuar nuk kanë paraqitur dokumente. Subjektet dhe personat që ushtrojnë këtë aktivitet janë njoftuar dy ditë më parë që të paraqesin dokumentet në Policinë Kufitare. Subjektet që i kanë paraqitur janë vetem tragetet dhe anijet. Ato janë verifikuar kanë rezultuar konform ligjit janë lejuar të dalin në lundrim, të tjerët nuk lejohet të dalin si në Fierzë ashtu dhe në Koman. Duhet të disponojnë leje për drejtimin e  mjetit kur është me varkë me motorë dhe licence për ushtrim aktiviteti. Pra kush kapet në lundrim gjobitet, të tjerët mbahen të ankoruara deri në plotësim e dokumentacionit”, tha Zeneli.

Pas tragjedisë në Himarë, ku ish shefi i komisariatit Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjecaren Jonada Avdia, janë marrë masa për lundrimin e mjeteve në det. Në Vlorë, asnjë mjet lundrues duke filluar që prej ditës së djeshme nuk del dot në det. Kjo solli protestën e pronarëve të mjeteve lundruese në Vlorë, të cilët thanë se kanë kredi për të paguar dhe duhet të mbajnë fëmijët me paratë që fitojnë nga kjo punë, ndaj duhet t'i lejojnë të vazhdojnë lundrimin e mjeteve për aq kohë sa kanë dokumentet. Një fije shprese iu dha nga efektivi i policisë kufitare, i cili ‘qetësoi’ protestuesit duke i thënë se pritet të vijnë përfaqësues të lartë të policisë kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do t’i lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit të dalin në det. 

Si ndodhi ngjarja tragjike në Himarë

E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones së drejtuar nga Arjan Tase dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia. Për Tasen është dhënë masa e sigurisë për akuzën "vrasje me dashje në formën indirekte", nga e cila rrezikon 10-20 vite burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piku: 06/08/2022 21:35

    Mire ua bejne. Edhe kepucaria hap NIPT, keta me varka mbi kapacitet as jelly kolaudim apo licence. Te jene mirenjohes qe spo I fusin ne burg, bejne edhe llafe.

    Përgjigju
  • frrok: 06/08/2022 13:40

    Varkat qe cojne turiste nga Komani ne destinacjone turistike jane si ne mesjete dhe ne kete gjendje ka vite qe punojne dhe Zoti i ka ruajtur turistet. Deputeti i zones ka premtuar regullimin e rruges per Koman (gje qe duhej te kish bere me kohe Sali non grata), portin e Komanit dhe varkat skandaloze do revullohen por deri tani asvje seshte bere. Bravo polivia qe i ka bllokuar por duhet te punoni me vizjon te parandalohen aksidentet jo veten kur ndodhin fatekeqesi.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/08/2022 13:29

    Shtet halabakesh,polici e mjeruar,popull i mërdhifur e i pa kallur ne gropë. Kemi hapur negociatat ORTËËËJJJ. Kuku moj e zeza nanë.

    Përgjigju
  • Haziz: 06/08/2022 12:17

    O Gani o pallosh po shiko kufirin e gjelber o palle se te kalon kontrabande e refugjat pa fund. Shiko traun se doganjeret bejne kerdine me droge. Shiko kamjonat dhe veturat e kuksianeve me kafe. Leri budalliqet me varkat se ato gjaujme peshk ste prishin pune.

    Përgjigju
  • Komani: 06/08/2022 12:03

    Aktiviteti i transportit ujor në Liqenin e Komanit është një minë me sahat dhe Zoti i madh i ka ruajtur udhëtarët deri tani. Varkat që drejtohen nga fshatarë të zonës janë prodhuar nga llamarina e fuçive që saldohet më pas sipas qejfit të atij që e ka marrë përsipër këtë punë pa bërë më parë asnjë përllogaritje mbi kapacitetin dhe të dhëna të tjera teknike që kërkon konstruktimi i një mjeti lundrues. Autoritetet duhet të ndalojnë këtë aktivitet pa u fundosur ndonjë varkë duke marrë në qafë turistët që paguajnë para dhe nuk e dinë se çfarë i pret. Kjo punë nuk bëhet me fushata por duhet t'i jepet një herë e mirë fund.

    Përgjigju
    • A. N.: 06/08/2022 12:16

      Mese e vertete. Ato lloj mjetesh lundruese duhen ndaluar ose duhet qe te kalojne neper nje sistem kontrolli e cila merr persiper dhe i certifikon si mjete te lundrueshme per transport njerezish ose bagetish. Aty po luhet me jeten e turisteve sepse po u fundose ne ujin e akullt mund te pesosh infarkt sidomos tek moshat e moshuara. Nuk po llogarisim jeleket e shpetimit qe mungojne apo kuti per ndihmen e shpejte.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër