Ndalohet makina me  170 kg
kanabis, ikën shoferi

Ndalohet makina me  170 kg <br />kanabis, ikën shoferi
GJIROKASTER- Sekuestrohen në Gjirokastër 170 kg mariuanë si dhe automjeti që transportonte lëndën narkotike, por postbllokut policor I shpëton drejtuesi i automjetit.
Droga që transportohej nga një i ri nga Lazarati kishte destiancion Greqinë. I riu nga Lazarati arriti t’i shpetonte postbllokut policor duke braktisur mjetin me lëndën narkotike në afërsi të fshatit Sofratikë në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat.

Sipas policisë e gjitha ngjarja ka ndodhur kështu:
Një postbllok policor në përbërje të të cilit ishin policë lokalë, efektivë të policise kufitare të mbështetur dhe nga FNSH rreth orës 4.30 të mëngjesit të sotëm kanë konstatuar një automjet tip BMV, me targa greke IBE 1561, që drejtohej nga një i ri nga fshati Lazarat . Automjeti ka filluar lëvizjen nga fshati Lazarat në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek duke lëvizur me shpejtësi të madhe në aksin rrugor Gjirokastër -Jorgucat .
Drejtuesi i automjetit për t'ju shmangur postobllokut të Policisë në Sofratikë , ka devijaur nga rruga dhe është futur në një rrugë dytësore në fshatin Sofratikë.

Forcat e Policisë që kryenin shërbim në pikën e kontrollit , kanë bërë bllokimin e rrugës dytësore , por drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë , dhe më pas ka përplasur makinën me një mur dhe është larguar me shpjetësi në drejtim të malit mbi fshatin Sofratikë.Në ndjekjë të tij janë vënë dhjetëra forca policie. Në brëndësi të automjetit si dhe në bagazh u evidentuan 6 canta të mëdha shpine të mbushura me pako me lëndë narkotike, ku secila çantë kishte nga 27 pako, gjithësej rreth 170 kilogramë Mariuanë.
Policia njofton se drejtuesi i automjetit është një i ri nga Lazarati.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë