TIRANE- Një kamion që transportonte lëndë narkotike drejt Italisë është sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit. Nga të dhënat e para mësohet se droga, rreth 107 kg e llojit kanabis sativa ishte fshehur në dyshemenë e kamionit tip Volvo AA913 DI.

Droga ishte vendosur në 99 pako, dhe kishte destinacion Italinë. Policia ndaloi drejtuesin e kamionit, Bardhyl Dumi, 45 vjeç nga Tirana. Nisin hetimet për të zbardhur organizatorët e trafikut të lëndës narkotike.

Mësohet se Policia kishte pasur sinjalizime në lidhje me transportimin e lëndës narkotike dhe bëri kontrollin e kamionit pak para se kamioni të hipte në traget.
(sg/shqiptarja.com)