DURRËS- Një anije që vinte nga Benghazi i Libisë drejt Portit të Porto Romanos është ndaluar nga anti-kontrabanda dhe Policia Kufitare, pasi dyshohej se po sillte naftë kontrabantë.

Anija me flamurin Kamerunas u ndalua për të bërë verifikime. Këtë port në Benghazi e kontrollojnë rebelët në Libi dhe në këto kushte ka dyshime se mund të ketë sasira më të mëdha sesa janë të deklaruara në dokumentin përkatës e për këtë arsye po i nënshtrohet kontrollit.

Ekuipazi i anijes me emrin ‘Queen Majeda’ është libanez, teksa nafta është ngarkuar për një subjekt shqiptar. Në përfundim të verifikimeve, rezultoi se gjithçka ishte në rregull.