TIRANE- Mbrëmjen e djeshme është parandaluar në aeroportin e Rinasit një rast azil-kërkimi për në Suedi. Policia ka ndaluar fillimisht Fejzullah Muharremiv, të cilit i’u bllokua një vërtetim si i përndjekur politik. Fejzullah Muharremi do udhëtonte nëpërmjet itinerarit Tiranë-Turqi-Suedi. Policia ka nisur verifikimet për ish-kreun e Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, i cili ka lëshuar vërtetimin si i përndjekur politik për Muharremin. Verifikimi në gjendje të lirë ndaj Mirakës është ndërmarrë nga sektori i krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, teksa materialet do t’i kalojnë edhe Njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e kryqytetit. Deri më tani ekspertët kanë konfirmuar vetëm firmën e Mirakës në dokumentin që zotëronte Muharremi, ndërsa të dy kanë dhënë deklarimet përkatëse.
Në deklaratat e para në polici, mësohet se Muharremi ka pranuar se ishte me të vërtetë ish-i dënuar politik, teksa ende priten verifikimet përkatëse. Më 14 janar të këtij viti Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës sepse kishte lëshuar vërtetime hasmërie. Policia e Tiranës tha se “Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar filloi procedimi penal për shtetasit Abdullah Zabit Skeja, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Farkë dhe kryetari i Pajtimit, Gjin Lazër Marku, 54 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë.
Në muajin tetor të vitit të shkuar, në Shkodër u procedua Faz Shabaj, kryetar i komunës Postribë dhe Ramadan Likaj kryetar i Bashkisë Koplik, rrethi Malësi e Madhe. U kap kryetari i Komunës së Zall-Herrit, Gani Alushin, 50 vjeç, si dhe kryeplakun e fshatit Zall-Herr, Pëllumb Gjokën, 43 vjeç. Të paktën 60 shqiptarë janë kthyer nga Belgjika në dy operacione të ndryshme, pasi kishin kërkuar azil politik. Më 14 qershor të këtij viti sekretarja e Shtetit për Azilin dhe Emigracionin e Mbretërisë së Belgjikës, Maggie de Block, gjatë një vizite pune në prefekturën e Shkodrës tha se “Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë është ulur, por sërish ekziston rreziku për vendosjen e regjimit të vizave.”
Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com