SHBA - Një komplot terrorist shpërbëhet nga policia kanadeze dhe ajo amerikane. Autoritetet policore në SHBA dhe Kanada kanë shkatërruar një komplot terrorist për të sulmuar një tren pasagjerësh ndërsa ai do të kalonte një urë diku midis Torontos dhe Nju Jorkut. Kështu bën të ditur tv. "Fox News".
Arrestimet nisën të hënën pasdite dhe të akuzuarit mund të paraqiten në gjykatën federale të Nju Jorkut. Komploti, që ishte nën hetime prej afro gjashtë muajsh, nuk ka lidhje me sulmin e bërë në maratonën e Bostonit. Një zyrtar i shtetit bëri të ditur se nuk ka ndonjë kërcënim tjetër.
Policia kanadeze dhe agjencitë e zbulimit kanë njoftuar më parë, arrestime të shumta, pas një operacioni për të zmbrapsur aktin terrorist. Operacioni u koordinua me Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare dhe FBI-në. Policia kanadeze tha në një deklaratë se hetimi është koordinuar nga një ekip multiagjencish, përbërë nga Policia, Shërbimet e Fshehta të Sigurisë, Shërbimi i Kufirit dhe Agjensia Kanadeze.
"Canadian Broadcasting Corporation" njoftoi se policia dhe agjencitë e inteligjencës kishin bërë arrestime të shumta në lidhje me komplotin e dyshuar.
Burimet, sipas Fox News, bënë të ditur se të paktën një person u arrestua në Kebek, një tjetër në Ontario dhe se ata kishin lidhje me të tjerë në SHBA dhe jashtë shtetit. Këta njerëz kishin lidhje me grupet radikale.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com