Ndalohet për korrupsion Sekretarja
e Fakultetit të Shkencave Sociale

Sekretarja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Majlinda Tafaj, 40 vjeçe, është ndaluar sot nga Policia për veprën penale të “Shperdorimi i detyrës” kryer në bashkepunim dhe “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”.
    
Ndalimi i saj është bërë pasi në datë 10.05.2016 në një emision investigativ janë transmetuar pamje filmike (audio-video) të rregjistruar në ambientet e qendrës "International Studies Insitute" në Tiranë ku një shtetase që nuk ka fare njohuri në gjuhën Angleze, nëpërmjet ndihmës së asistenteve dhe petagogëve kundrejtë pagesës, realizon testin dhe në fund siguron çertifikatën e njohjes së gjuhës Angleze që përdoret si kriter pranimi në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet për arsimin e lartë. 

Rezulton, se personat e përfshirë në veprime të jashtëligjshme, korruptive janë  L.M” me detyrë administrator i qendrës “Esol Examinations  BULATS”  sidhe Majlinda Tafaj me detyrë sekretare mësimore në Fakultetin e Shkencave Sociale Tiranë. 

Majlinda Tafaj është kapur sot në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas në përpjekje për tu larguar jashtë vendit dhe ka vetëdeklaruar se ka bashkëpunuar me shtetasi L.M. dhe ka marrë prej tij vlera monetare (Euro) si shpërblim, përfitim personal për studentë që i ka rekomanduar dhe janë pajisur me çertifikatë të “Esol Examinations   BULATS”. 

Policia njofton se po punon për identifikimin e bashkëpuntorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet praoceduriale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenit 248-25 dhe 164/b të Kodit Penal. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune