TIRANE - Ndalimi i qarkullimit të automjeteve në rrugën e Dibrës vjen si pasojë e punimeve, që po kryhen në këtë aks rrugor.

Qarkullimi në këtë aks do të bëhet vetëm me një sens lëvizje.

Transporti i linjës 'Kombinat-Kinostudio' do të bëhet në një pjesë të saj
me itineraret qendër–rruga e “Barrikadave”–“Ferit Xhajko”–rruga e “Dibrës”

Transporti i linjës 'Tufina' do të kryhet me itinerare qendër–Luigj Gurakuqi–Hoxha Tahsim–Bardhyl–rruga e Dibrës.

(ad.ti/shqiptarja.com)