TIRANE - Ndalohet dhe mbahet i izoluar për disa orë në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Tiranës vëllai i Rakip Sulit, kandidat i PS në Tiranë. Seit Suli, 40 vjeçar, është mbajtur më shumë se 4 orë në ambientet e birucës së drejtorisë së Tiranës pa asnjë motiv ligjor.
I vetmi argument i thënë nga uniformat blu ka qenë ai e ndalohej pas një sherri në Kodër Kamëz. “Në Kodër Kamëz shoh tre çuna, që nuk i njihja, që po hiqnin flamujt e PS. Jam ndalur e u kam thënë djemve që të mos i hiqnin flamujt sepse nuk ishte një gjë normale.
Ky ka qenë i gjithë konflikti, për të cilin më ndalojnë katër orë më vonë dhe më mbajnë deri në mesnatë në birucat e Policisë së Tiranës”, tha Suli. Kandidati për deputet, Suli thotë se nuk dëshiron të besojë se ndalimi i vëllait është një sulm i qëllimshëm që i bëhet familjes së tij.
“Ngaqë nuk besoj se ndalimi i vëllait tim është bërë qëllimisht, unë kam përqendruar punën time në shpalosjen e programit të Partisë Socialiste dhe në evidentimin e gjithë problematikës që ka zona ku unë jam kandidat për deputet”, thotë Rakip Suli.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com