Ngjarja ka ndodhur në datën 03.04.2014, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ku ishin vendosur si pikë kontrolli një grup punonjësish policie prej 3 vetash, me objekt kontrollin e automjeteve për armë zjarri dhe lëndë narkotike. Mes makinave të kontrolluara ishte dhe automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi që bëri kallëzimin. Pas kontrollit të kryer, automjeti është larguar nga vendi i kontrollit dhe më pas shtetasi ka konstatuar humbjen e shumës së të hollave, rreth 420 euro dhe 266 dollarë.
Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të SHKB-së Gjirokastër, të mbështetur dhe nga strukturat e sektorit të veprimeve operacionale, bënë ekzekutimin e Urdhërit të Ndalimit, në ngarkim të punonjësit të policisë Alfred Hyso.
Hyso akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)