Ndaloi përdorimin, TikTok padit shtetin e Montanës: Shkel të drejtën e lirisë së fjalës

Ndaloi përdorimin, TikTok padit shtetin e Montanës: Shkel të drejtën e lirisë së fjalës

TikTok ka paditur shtetin e Montanës në SHBA, pasi bllokoi aplikacionin kinez më popullor të momentit. Në padinë e paraqitur në Gjykatën Federale të Qarkut Montana, kompania e TikTok akuzon qeverinë e shtetit për shkeljen e Amendamentit të Parë, i cili përcakton të drejtën e lirisë së shprehjes. Ndalimi, shkruajnë avokatët e TikTok, "do të mbyllë në mënyrë jokushtetuese hapësirat" të destinuara që njerëzit të jenë në gjendje të shprehen.

Padia e së hënës vjen pasi javën e kaluar Montana u bë shteti i parë amerikan që miratoi ndalimin e përdorimit të TikTok.  Në një deklaratë, TikTok tha se ndalimi bie ndesh me të drejtat e lirisë së fjalës në SHBA.

"Ne po sfidojmë ndalimin antikushtetues të TikTok të Montanës për të mbrojtur biznesin tonë dhe qindra mijëra përdorues të TikTok në Montana," tha një zëdhënës në një deklaratë. "Ne besojmë se sfida jonë ligjore do të mbizotërojë bazuar në një grup jashtëzakonisht të fortë precedentësh dhe faktesh."

Në padi përmendet guvernatori, republikani Greg Gianforte, i cili nënshkroi ndalimin e miratuar nga Kongresi i SHBA, duke e kthyer atë në ligj. Montana është shteti i parë që ka nxjerrë plotësisht jashtë ligjit aplikacionin në pronësi të kompanisë kineze ByteDance. Gianforte tha se arsyeja është mbrojtja e sigurisë së brendshme.

TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për shqetësimet se të dhënat mund t'i kalojnë qeverisë kineze. TikTok dyshohet se përdor të dhënat e përdoruesve. Në Shtetet e Bashkuara ka 150 milionë njerëz që e kanë shkarkuar aplikacionin . Qeveria e Pekinit ka akses në të dhënat e miliona përdoruesve. Platforma gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me qeverinë kineze dhe, deri më tani, nuk ka asnjë provë që aplikacioni përdor informacionin për të "spiunuar" amerikanët. Por republikanët e Montanës e miratuan ndalimin, duke e ditur se do të përballeshin me beteja ligjore. Demokratët kundërshtuan, por ishin në pakicë.

Në shtete të tjera, TikTok është ndaluar nga rregulloret federale dhe qeveritare, dhe e njëjta gjë ka ndodhur në Australi, Kanada, Zelandën e Re dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Montana, megjithatë, ndalimi është më i gjerë, parashikohen gjoba deri në 10 mijë dollarë në ditë për dyqanet Apple dhe Google që do ta bëjnë aplikacionin të shkarkohet në internet. TikTok mund të gjobitet nëse e bën të aksesueshëm. Nga ana tjetër, përdoruesit nuk do të gjobiten. Ndalimi do të hyjë në fuqi nga janari 2024. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me ata që kanë shkarkuar tashmë TikTok, për shembull nëse do të jenë në gjendje të vazhdojnë ta përdorin atë.

"Ne - tha Brooke Oberëetter, zëdhënëse për TikTok - do të sfidojmë ndalimin antikushtetues për të mbrojtur biznesin tonë dhe qindra mijëra përdorues në Montana". "Ne besojmë - shtoi ai - se sfida jonë ligjore do të mbizotërojë në bazë të fakteve dhe precedentëve jashtëzakonisht të fortë".

Emily Flower, zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm të Montanës, u përgjigj: "Ne prisnim një sfidë ligjore dhe jemi plotësisht të përgatitur për të mbrojtur ligjin që ndihmon në mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë së banorëve të Montanës."

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja