Camila Cabello ka qenë triumfuesja e mbrëmjes së kaluar në dorëzimin e çmimeve të MTV European Music Awards 2018. Ajo mori 4 çmime nga 6 nominime, përfshirë ato për Këngën më të Mirë dhe Artistin më të Mirë, por edhe për çmimin e karrierës së Janet Jackson.
Cabello u ndoq më pas nga Rosalia, Nicki Minaj dhe Hailee Steinfield. Nderi i hapjes së shfaqjes në Qendrën e Ekspozitës iu dha Nicki Minaj së bashku me grupin anglez “Little Mix”, bartës i luftës kundër paragjykimeve ndaj grave. Minaj mori dy çmime Best Look dhe Best Hip Hop.
Protagoniste e shfaqjes ishte Janet Jackson, e cila u nderua me çmim për karrierën e saj të gjatë 40 vjeçare. Fituesja e Global Icon Award, ishte ndër artistet më të mirënjohura dhe për të falënderuar audiencën, solli një përmbledhje të disa prej hiteve të saj: “Made For Now”, “All For You” dhe “Rhythm Nation”.
Ndërsa këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa u nderua me “Best Pop” dhe këngëtarja italiane Annalisa u vlerësua si Best Italian Act. Bebe Rexha u ngjit në skenë me 100 balerinë dhe një vaskë, gjatë interpretimit të këngës së saj “I’m a mess”.
Lista e plotë e çmimeve për MTV/EMA 2018:
Artisti më i mirë: Camila Cabello
Videoja më e mirë: Camila Cabello — "Havana" ft. Young Thug
Kënga më e mirë: Camila Cabello — "Havana" ft. Young Thug
Kënga POP më e mirë: Dua Lipa
Artisti i ri më i mirë: Cardi B
Grupi më i mirë: BTS
Pamja më e mirtë: Nicki Minaj
Artisti më i mirë HIP-HOP: Nicki Minaj
Live më i mirë: Shawn Mendes
Kënga rock më e mirë: 5 Seconds Of Summer
Kënga më e mirë alternative: Panic! At The Disco
Artisti më i mirë elektronik: Marshmello
Artisti me numrin më të lartë të fansave: BTS
Skenikja më e mirë: Alessia Cara — MTV Spotlight @ Hyperplay, Singapore 2018
‘Pushi’më i mirë: Grace VanderWaal (December 2017)
Volumi më i mirë: Camila Cabello