Këshilli Bashkiak i Belshit është shprehur kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit.

Nga 21 këshilltarë në total, sot ishin të pranishëm 17 prej tyre. 7 prej tyre, nga PD, votuan kundër bashkimit me Elbasanin, ndërsa 10, nga PS abstenuan.

Edhe pse projekti i PS për reformën territoriale u kundërshtua, debate pati mes këshilltarëve për shkak të votës abstenim të këshilltarëve të PS.

​Këshilltarët e PS dhe PD argumentuan arsyen e votës së tyre, se përse bashkia me potencial të rëndësishëm turistik duhet të qëndrojë më vete dhe të vetë administrohet.

​Ajo që të bie në sy në Belsh është indiferenca qytetare sa i përket Reformës Territoriale. Konsultimet publike u thirrën dy herë dhe në të dyja rastet dështuan.

Këshilli bashkiak i Belshit arriti të marrë mendimin e vetëm një numri të vogël qytetarësh gjatë takimit në qytet.