Fotot që shihni tregojnë më së miri këtë gjë, ku ai duket se është i dashuruar me vajzën që ka në krah.
Përmes disa postimeve në rrjetin social “Twiter” Tedi Ngjela ka thënë se e do vajzën me të cilën është aktualisht dhe me të e lidhin shumë gjëra, përfshi këtu edhe biznesin.
“E dua atë. Ju e kuptoni për çfarë e kam fjalën. E dashuroj mënyrën sesi më shikon” ka shkruar ai.
Ndërkohë, edhe vajza me të cilën biznesmeni dhe juristi i njohur është lidhur, që quhet Era nuk e ka fshehur këtë fakt, duke postuar në rrjetet sociale edhe një foto me të dashurin e ri.
Kjo lidhje e re duket se është shumë e ndryshme nga ajo që Tedi kishte me Florianën, pasi ai ka vendosur që të ndajë me gjithë botën emocionet që po ndjen me të dashurën e re.
Tedi Ngjela dhe Floriana Garo kishin një lidhje disa vjeçare mes tyre dhe kishin krijuar një raport shumë të dashur, ku çdo detaj të tyre e bënin publik.
Madje, Floriana pati folur edhe për martesë, por gjithçka u përmbys kur çifti vendosi që të ndahej.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)