Presidenti Ilir Meta shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikut Farudin Hoxha.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes për këtë humbje, Meta theksoi se: “Shqipëria dhe bota akademike humbën një figurë të shquar të shkencës dhe përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së projektuesve të veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri.

Profesor Hoxha do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë e i mirëfilltë, i cili me kontributet e çmuara e thelbësore në fushën e tij të ekspertizës, projektoi e u dha jetë veprave mbresëlënëse hidroenergjetike anembanë vendin tonë, të cilat vazhdojnë të na japin dritë e të ndriçojnë shtëpitë e çdo qytetari shqiptar.
I pastë dritë shpirti!”
– u shpreh Presidenti Meta.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com