Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Akademikut Gudar Beqiraj.
“Akademiku Gudar Beqiraj ishte një personalitet i shquar i shkencës, kulturës dhe sportit shqiptar. Ai ka kontribuar për një kohë të gjatë jo vetëm si shkencëtar, por edhe si Kryetar dhe Zëvëndëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ka një meritë të padiskutueshme në hartimin e politikave të zhvillimit të shkencës shqiptare, të reformimit të Akademisë së Shkencave, të promovimit të kërkimit shkencor si edhe dhe institucioneve akademike e universitare të Shqipërisë. Familja humbi njeriun e saj më të dashur, kultura shkenca dhe sporti shqiptar humbën një përfaqësues të shquar, dhe Shqipëria një qytetar të denjë e të respektuar" tha Ruçi, në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Lajmi kryesor: