Ndarja nga jeta e Arben Malos
Rama: Humbëm një mik të mirë

Ndarja nga jeta e Arben Malos<br />Rama: Humbëm një mik të mirë
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të kryetarit të bashkisë Kolonjë, Arben Malo. Kreu i qeverisë, përmes një mesazhi në Facebook, shprehet se ka humbur një mik të mirë, ndërsa thekson se Arben Malo ishte pjesëtar i familjes së madhe politike, Aleancës për Shqipërinë Europiane, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

"ARBEN MALO një mik i mirë dhe pjesëtar i respektuar i familjes sonë të madhe politike, kryebashkiak i Bashkisë së re të Kolonjës propozuar nga LSI, u nda papritur nga jeta. Me respekt për punën e tij të mirë në drejtimin e bashkisë dhe me dhembshuri për humbjen e tij, ngushëllime familjarëve, miqve, qytetarëve të Kolonjës", thuhet në mesazhin ngushëllues të kryeministrit Edi Rama. 

rama mesazhi
(Mesazhi ngushëllues i kryeministrit Rama) 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!