Ndarja nga jeta e Berlusconit, Rama e Begaj: Shqipëria humbi një mik! Berisha: Humbje e madhe për forcat politike të qendrës së djathtë

Silvio Berlusconi, që u nda nga jeta sot në moshën 86-vjeçare, ishte Kryeministri italian që i kushtoi vëmendje të veçantë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Berlusconi vizitoi Shqipërinë kur ishte Kryeministër i Italisë në dy raste, në tetor të vitit 2002 dhe në dhjetor të vitit 2008, ndërkohë që ky moment kur ai përlotët për jetët e shqiptarëve të humbura tragjikisht në Otranto marsin e vitit 1997 do të mbetet gjatë në memorie.

“Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke kërkuar shpëtim në një vend që ai e konsideron mik. Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë”, tha Berlusconi.

Një mik të madh të Shqipërisë e ka konsideruar Kryeministri Rama, teksa ka reaguar vetëm pak minuta pas dhënies së lajmit nga mediat italiane mëngjesin e kësaj të hënë.

“Lamtumirë President dhe mik i mirë për Shqipërinë”, shkruan Rama në postim të cilin e shoqëron me një foto të Berluscionit.

Ndërkohë që Presidenti Begaj e cilëson një lajm të trishtë ikjen e politikanit italian, në një postim në shqip dhe italisht.

“Lajm i trishtë! Miku i shqiptarëve, Silvio Berlusconi, ndahet nga jeta. U prehtë në paqe”, shkroi Begaj.

Sali Berisha zgjodhi ta nisë me një minutë heshtje konferencën e tij për mediat duke nderuar ish Kryeministrin italian të cilin e preti në Shqipëri dhjetorin e vitit 2008.

“Kombi mik italian është sot në zi dhe sëbashku me të, miqtë e Silvio Berluskonit në mbarë botën. Silvio Berluskoni ishte një mik i madh dhe i çmuar i Shqipërisë, i Kosovës, i kombit shqiptar, i PD-së dhe i imi personalisht”, tha Berisha.

Edhe Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë ka vlerësuar kontributin e Berlusconit për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë.

Jo vetëm në Itali për në të gjithë botën politike ka sjellë reagime ndarja nga jeta e ‘Kavalierit’.

Lajmi për vdekjen e Berlusconit bëri xhiron e botës, duke hapur faqet e të gjitha mediave kryesore ndërkombëtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Ndarja nga jeta e Berlusconit, Berisha e nderon me 1 minutë heshtje: Humbje e madhe për forcat politike të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë

1686565714_saliberishasilvioberlusconi.jpg

Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit, të cilin e cilëson si miku i çmuar i Shqipërisë, Kosovës dhe i tij personalisht. Në një deklaratë për mediat ku e nderoi me 1 minutë heshtje thotë se është humbje e madhe për forcat politike të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Silvio Berlusconin. Silvio Berlusconi, italiani i madh dhe i pavdekshëm, themeluesi dhe udhëheqësi i Forza Italia, ish-kryeministri i shquar i Italisë, shtetari që lartësoi më shumë se kushdo tjetër, rolin e Italisë në Europë dhe botë, simboli i suksesit të inicativës së lirë, miku i madh i kombit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë.

Kombi mik italian është sot në zi dhe së bashku me të, miqtë e Silvio Berlusconit në mbarë botën. Silvio Berlusconi ishte një mik i madh dhe i çmuar i Shqipërisë, i Kosovës, i kombit shqiptar, i PD-së dhe i imi personalisht.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për kombin mik italian, është një humbje e madhe për forcat politike të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë. Është një humbje e madhe për Shqipërinë, Kosovën, të cilat ai i mbështeti dhe në momente kritike me vendosmërinë më të madhe.

Rikujtoj shqiptarëve se 24 vite më parë, kur Kosova digjej në flakët me operacionit ‘Patkoi’, Luani i Apenineve udhëhiqte opozitën italiane. Por kjo nuk e pengoi të mbështesë qeverinë italiane të majtë të asaj kohe, në vendimin për të autorizuar përdorimin e bazave të NATO-s për bombardimin e regjimit të Millosheviçit.

Në takime të shumta, që unë kam pasur me të në Itali, Shqipëri, Europë, kam ndjerë nga afër ndjenjat e tij më miqësore për shqiptarët, respektin e tij për kombin tonë. Me këtë rast, unë duke shprehur mirënjohjen time të pakufishme për miqësinë e tij ndaj meje, ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ndaj PD-së, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Berlusconi, miqve, të afërmve të Kavalierit të pavdekshëm.

Do ta nderoj këtu me një minutë heshtje, kujtim e pavdekshëm të mikut të madh, Silvio Berlusconi”, shkruan Berisha.

Ora 12:08
Ndarja nga jeta e Berlusconit, Basha: I pikëlluar për humbjen e poltiikanit që modernizoi të djathtën italiane dhe mbështeti Shqipërinë në rrugëtimin euroatlantik

1685980744_lulzimbasha.JPG

Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit duke thënë se ka mbështetur Shqipërinë dhe nuk ka munguar asnjëherë rrugëtimin euroatlantik.

“Thellësisht i pikëllua për vdekjen e Silvio Berlusconit, një politikani novator dhe një sipërmarrës gjenial, i cili modernizoi të djathtën italiane dhe e udhëhoqi me largpamësi në një periudhë transformimi të madh. Falë edhe kontributit të tij, Shqipëria dhe Italia kanë forcuar lidhjet e tyre historike duke hedhur themelet e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, veçanërisht në momentet tona më të vështira, kur mbështetja e tij dhe e qeverive të tij nuk ka munguar asnjëherë në rrugëtimin tonë në euroatlantik. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij, Forza Italia dhe popullit italian për humbjen e një prej shtetarëve më të rëndësishëm të kohës sonë. U prehtë ne paqe!” – shkroi Basha.

Ora 11:42
Ndahet nga jeta Silvio Berlusconi, Begaj: U prehtë në paqe miku i shqiptarëve

1681740581_fa.JPG

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit.

“Lajm i trishtë! Miku i shqiptarëve, Silvio Berlusconi, ndahet nga jeta. U prehtë në paqe!” – shkroi Begaj.

Ora 10:50
Shuhet Silvio Berlusconi, Rama: Mirupafshim mik i mirë i Shqipërisë

1686565823_silvioberlusconiedirama1280x714.jpg

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh lamtumire për ndarjen nga jeta e ish kryeministri italian Silvio Berlusconi. Ai shkruan se Berlusconi ishte një mik i shqiptarëve. 

“Goodbye president and good friend of Albania. (Mirupafshim president dhe mik i mirë i Shqiptarëve)”- shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 12/06/2023 12:58

    Nje politika mute e imoral ka ken.

    Përgjigju
  • Alb: 12/06/2023 12:32

    Putini humi nje mik, e jo (shqiptaret)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja