Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Birçe Hasko, për të cilin shkruan se "bota e artit shqiptar humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj".
Postimi i plotë:
Bota e artit shqiptar humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj.
Përveçse la gjurmë të çmuara si një aktor i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Birçe Hasko ia kushtoi jetën edhe edukimit, si pedagog i nderuar i shumë brezash aktorësh.
Lamtumirë “Mjeshtri i Madh” Birçe Hasko!
Lajmi kryesor:
Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare! Luajti në mbi 30 filma

