Pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish ministrit të ndërtimit Farudin Hoxha, kanë reaguar edhe disa prej politikanëve shqipatrë të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Në një deklaratë për mediat kreu i LSI,Monika Kryemadhi e cilësoi  profesor Farudin Hoxhën një njeri punëtor,kontributet e të cilit  sipas saj janë të prekshme në të gjithë vendin.

“Edhe pse nuk e kam njohur personalisht, njoh e nderoj dimensionet e emrit e të kontributit të tij të vyer, ndaj bashkë me nderimin për gjitha sa Profesor Farudin Hoxha i ka dhënë e i la Shqipërisë, shpreh keqardhje e dhembje për largimin nga jeta të një njeriu e qytetari, që jo gjithmonë mori gjatë këtyre 27 viteve të fundit mirënjohjen e nderimin që meritonte!U prehtë në paqe” shkruan Kryemadhi.

Edhe ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri e cilësoi profesor Farudin si projektuesin e disa prej veprave madhështore të energji
 
“Me hidhërim mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Farudin Hoxhës. Lajm i rëndë, që prek familjarët e tij, kolegët, miqtë dhe dashamirësit e shumtë. Profesor Farudini do të mbahet mend gjatë si projektuesi i disa prej veprave më madhështore të energjitikës në Shqipëri. Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, ai nuk reshti për asnjë ditë së kontribuari me mendimet dhe këshillat e tij të vyera. Familja humbi njeriun e dashur! Kolegët dhe miqtë humbën bashkëudhëtarin e shumë sfidave! Sektori elektroenergjitik humbi njeriun që me veprat e tij nuk do të harrohet asnjëherë. Të gjithë, kemi humbur një njeri të mirë! U prehsh në paqe Farudin!”
shkruan në FB Gjiknuri.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com