Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, gjatë fjalimit në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste, tha se babai i tij do të kujtohet si një burrë i madh shteti.

Sokol Nano tha se ish-kryeministri i kishte mësuar për demokracinë dhe forcën e ringritjes! Ndërsa po ashtu ai ka deklaruar se Fatos Nano besonte se politika shkonte përtej luftës personale.

“Jam thellësisht i prekur nga përkujdesja që ka ndjerë nga ju për babin tim në këto ditë të vështira. Në emër të familjes ju shpreh mirënjohjen shqiptarëve kudo që ndodhen. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera, mesazhet e panumërta, telefonatat në nderim të tij. Në emër të familjes iu shpreh mirënjohje shqiptareve kudo që ndodhen. Familjen time e ka ndarë fatit që të lidhet me popullin tonë. Por sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano, babai, bashkëshorti, miku, lideri iken nga kjo botë fizikisht. Im atë ishte i parë që më foli për demokracinë. I pari që nuk e kishte frikë humbjen sepse ishte një kalorës. Ai më mësoi shumë cka, garën e vërtetë, udhëheqjen si përgjegjësi, ringritje. Ishte njeri shumë dimesional, më foli për gjithçka, Shqipërinë europiane dhe lirinë, sepse ai e donte demokracinë si frymë dhe jo si slogan.  Ai besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Ai mbolli kulturë dhe qytetari. Ishte i butë dhe tolerant më gjithkënd që mendonte ndryshe. Brilant në argument.  I ashpër dhe i drejtë kur kërkohej vendim dhe kurajo. Sot i them lamtumirë tim eti dhe faleminderit për trashgimëninë e vyer, që na la. Faleminderit kampion për guximin, kulturën dhe qytetarinë dhe zemrën. Për lirinë që na mësove. Ne do të kujtojmë si baba, si shok dhe si burrë i madh shteti që vuri përgjegjësinë përballë vetes”, tha Sokol Nano.


Lajmi kryesor:

Kombi në zi, Fatos Nanos i jepet lamtumira e fundit! Rama: Të dashkan edhe ata që të kallën në burg! Bashkëshortja Xhoana: S’u bë kurrë hakmarrës