TIRANË- Ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos iu dha lamtumira e fundit në një ceremoni që zgjati gati 5 orë dhe që mblodhi mijëra qytetarë, socialistë, krerët e shtetit, politikanë të majtë e të djathtë, por edhe personalitete nga rajoni, mes tyre kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, zv.kryeministri i Maqedonisë, Izet Mexhiti e kreu i BDI, Ali Ahmeti.
E ulur në reshtin e parë, bashkëshortja Xhoana Nano me dy fëmijët, Edlira e Sokoli, si dhe djali tjetër Klajdi, pritën mijëra qytetarë e politikanë që u përkulën para njeriut që la gjurmë të thella në politikën shqiptare të pas viteve 1990.
Xhoana Nano lotët nuk i mbajti dot kur renditi cilësitë e bashkëshortit, kur foli për dashurinë e sfidat që kanë kaluar bashkë në çerekshekulli jetë sëbashku. Duke e cilësuar si ditën me të errët të jetës së saj, Xhoana Nano tha se ish-kryeministri nuk ishte hakmarrës dhe këtë e dëshmoi edhe me burgimin e padrejtë në vitin 1993, kur nga Sali Berisha u akuzua për vjedhjen e ndihmave italiane.
“Këtu e një çerek shekulli më parë unë, një vajzë fare e re me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di: kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe. Hakmarrja ishte cilësi që nuk e kishte e nuk pranonte ta njihje. Këtë e dëshmoi pas burgimit të padrejtë”, tha Xhoana Nano.
I biri lamtumirën zgjodhi t’ia japë mes këtyre rreshtave, duke kujtuar kontributin e babit të tij për një politikë e vend paqësor.
“Faleminderit kampion për guximin, kulturën dhe qytetarinë dhe zemrën. Për lirinë që na mësove. Ne do të kujtojmë si baba, si shok dhe si burrë i madh shteti që vuri përgjegjësinë përballë vetes”, tha Sokol Nano.
Kryeministri Edi Rama, i cili është edhe pasuesi i Fatos Nanos në drejtimin e PS, zgjodhi që ta shprehë mallëngjimin e tij për pjesëmarrjen e lartë në homazhe me këto rreshta “sa të paskan dashur e të paskan admiruar mor burr i dheut”. Por, duke i dhënë lamtumirën e fundit kryetarit që i drejtoi socialistët për 14 vite me radhë, Rama nuk la pa përmendur edhe hipokrizinë e kundërshtarëve të tij politik. Ai tha se sot e nderuan edhe ata që e kallën në burg, e ata që i shkuan në zyrë për ta vrarë.
“Edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur! Mezi ç’paskeshin pritur të ta tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë.
More deri te ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që erdhën të të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës, e që t’i lëshuan mbi fytyrë për vite e vite të tëra me radhë, tërë të zezat e gjuhës shqipe, - veç ta shije si t’i kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre”, tha Rama.
Një rrugëtim me ulje e ngritje të shpeshta, të cilat Rama i kujtoi me mirënjohje e nostalgji.
“Me Fatosin, ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies sonë, zhvilluar mes ekstremesh nga “birësimi” im në familjen socialiste, me bekimin e tij, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji.
I dashur Fatos, Do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si mes shoferit të turnit të parë me shoferin e turnit të dytë për të njëjtën makinë, ku e kuptonim njeri-tjetrin në ajër dhe ku, kur ndodhte të ndanim ndonjë dilemë strategjike, këshillat e tua vinin të qëruara mirë, duke më ndihmuar shumë për të vënë pikën mbi “i”, tha Rama.
Mes duartrokitjeve dhe me karafilë të bardhë mbi arkëmot, Nano u përcjell për në banesën e fundit me tingujt e këngës “I did it my way” (unë e bëra sipas mënyrës sime). Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore u ulën në gjysmë shtizë.
4 herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i të majtës, vizionar për Shqipërinë dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës gjatë periudhës së tranzicionit. Ai ndërroi jetë të premten e 31 tetorit në një prej spitaleve private në kryeqytet ku po qëndronte prej 24 ditësh. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm pas problemeve kronike kronike respiratorë.

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti, gjatë ceremonisë së nderimit të ish-kryeministrit Fatos Nano ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, kanë shtrënguar duart.
Ndërsa pas përfundimit të ceremonisë, dy liderët u panë duke lëvizur krah njëri-tjetrit në përcjelljen për në banesën e fundit të Nanos.
Duket se dy liderët kanë lënë mënjanë përplasjet që kanë patur kohët e fundit.

Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, ka bërë bashkë djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovën me figura të Partisë Socialiste si Paneli Majko, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.
Në një tryezë, janë fotografuar edhe miqtë e ngushtë të Hashim Thaçit, si Xhavit Haliti dhe Vlora Citaku.
Ish-kryeministrit Nano iu dha sot lamtumira e fundit, teksa u mbajtën edhe homazhe në nderim të tij në pallatin e kongreseve, ku morën pjesë familjarët, miqtë, të afërm, figura politike nga e majta dhe e djathta, si dhe qindra njerëz të tjerë.
Teksa lideri historik i PS përcillet në banesën e fundit, bashkëshortja e tij Xhoana Nano është filmuar në ambjentet e jashtme të Pallatit të Kongreseve duke takuar Edi Ramën, Albin Kurtin dhe Ali Ahmetin.
Nga pamjet shihet se këta të fundit i kanë shprehur edhe njëherë ngushëllimet për ndarjen nga jeta bashkëshortit të saj Fatos Nano,
Pas përfundimit të ceremonisë së homazheve në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS-së Fatos Nano, kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti janë shfaqur duke diskutuar.
Në videon e siguruar nga Report Tv, dy kryeministrat janë duke marrë pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit të ish-kryeministrit Nano.
Lideri historiki i PS po përcillet në banesën e fundit.
Gjatë këtyre momenteve bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama është parë duke ngushëlluar Xhoana Nanon e cila që prej fillimit të ceremonisë është parë e prekur dhe me lot në sy.
Nën tingujt e 'My Ëay’ të Frank Sinatra, familjarë, miq, qytetarë, personalitete shtetërore, të komuniteteve fetare, trupit diplomatik, i kanë dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos duke e përcjellë kortezhin me nderim dhe arkëmortin e vendosur mbi shtratin e një topi.
Qindra qytetarë dhe figura të politikës hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS.
"My Way", ishte kënga e preferuar e Nanos, një këngë që flet për të jetuar jetën sipas kushteve të përcaktuara vetë, me krenari dhe autenticitet, duke parë pas në një jetë plot triumfe dhe dështime pa keqardhje. Teksti i këngës pasqyron forcën dhe vetëvendosjen, duke festuar një rrugë unike dhe duke përqafuar pasojat e zgjedhjeve tuaja.
Në fjalën e lamtumirës, Rama krahason komunikimin e tij me Nanon, si shoferi i turnit të parë me atë të turnit të dytë për të njëjtën makinë. Rama e mbyll fjalën e tij duke thënë se kur kujton çfarë 'makine' të shkatërruar mori nën drejtim si turn i parë, nu krahasohet me atë që Nano i ka dorëzuar Ramës.
"Pas varrosjes së Parisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si disa e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur.
Në krye të qeverisë i desh të drejtonte popullin nga dalja e piramidave. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë privative, hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht. Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën. I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, Kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tuja më ndihmonin të vendoja pikat mbi i. Kur mënoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano", tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te takimi i tij Sllobodan Millosheviçin në Selanik.
Rama tha se sot, ndër ata që e nderojnë pas vdekjes, janë edhe ata që dikur e sulmuan dhe e quajtën tradhtar për atë takim. Ai shtoi se një ditë, kur të dalin në dritë fjalët e plota të atij takimi dhe kontributet e Nanos për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni, historia do ta vendosë përfundimisht emrin e tij në rreshtat e nderit të Shqipërisë.
“Ndër ata që e nderuan kryetarin tonë pas vdekjes, ishin dhe ata që quajtën tradhtar pse takoi Millsheviç gjatë një aktiviteti në Selanik, dhe plotë të tjera që s’ia vlen ti kujtojmë, unë e kam dëgjuar prej tij, bisedën me kapsapin e Beogradit dhe se kam idenë nëse fatosi e ka lënë të shkruar diku, por jo vetëm që në atë takim, bisedë s’ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet të ndritë fjalët e thëna në atë takim si edhe takimet dhe bisedat e Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni, atëherë askush nuk do të mund të vërë në dyshim se kontributi patriotik i kryetari themeltar të PS për çlirimin e Kosovës, rendit Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë”, tha Rama.
Edi Rama tha se burgosja e padrejtë e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano e ktheu atë në një figurë të pathyeshme dhe të pakonkurrueshme në PS.
“Erdhi befasisht kjo ditë zie. I pari kryetar, themelues ë familjes sonë. Njeriu që ikën sot pa kthim, është rast tejet i veçantë, për t’u përcjellë me fjalën e rastit, pa u bërë qesharak. Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Nëse jam unë zëdhënësi i familjes sonë socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij për të më ftuar në odën e shtëpisë sonë politike. Besoj se vetë ulje ngritjet e forta të rrugëtimit të tij politik, ishin pasqyrë e pikërisht një dyzim i thellë, mes pengut të një detyre, që tentonte të arratisej sa herë i jepej mundësia. Kjo, e kombinuar me burgosjen absurde. E bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të PS. Pa sakfiricën e tij, socialsitët do kishin fat më pak bujar. Në selinë e partisë që udhëhoqi, ka një foto, është pamja më domethënëse pas daljes së Fatos Nanos nga burgu. Fatosi i gjyqit, është profesori i ekonomikut, që mbahet peng i dyfishtë i asaj dite. Fatosi i selisë, me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që tregojnë xixa, është një kafshë politike”, theksoi ai.
Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, gjatë fjalimit në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste, tha se babai i tij do të kujtohet si një burrë i madh shteti.
Sokol Nano tha se ish-kryeministri i kishte mësuar për demokracinë dhe forcën e ringritjes! Ndërsa po ashtu ai ka deklaruar se Fatos Nano besonte se politika shkonte përtej luftës personale.
“Jam thellësisht i prekur nga përkujdesja që ka ndjerë nga ju për babin tim në këto ditë të vështira. Në emër të familjes ju shpreh mirënjohjen shqiptarëve kudo që ndodhen. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera, mesazhet e panumërta, telefonatat në nderim të tij. Në emër të familjes iu shpreh mirënjohje shqiptareve kudo që ndodhen. Familjen time e ka ndarë fatit që të lidhet me popullin tonë. Por sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano, babai, bashkëshorti, miku, lideri iken nga kjo botë fizikisht. Im atë ishte i parë që më foli për demokracinë. I pari që nuk e kishte frikë humbjen sepse ishte një kalorës. Ai më mësoi shumë cka, garën e vërtetë, udhëheqjen si përgjegjësi, ringritje. Ishte njeri shumë dimesional, më foli për gjithçka, Shqipërinë europiane dhe lirinë, sepse ai e donte demokracinë si frymë dhe jo si slogan. Ai besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Ai mbolli kulturë dhe qytetari. Ishte i butë dhe tolerant më gjithkënd që mendonte ndryshe. Brilant në argument. I ashpër dhe i drejtë kur kërkohej vendim dhe kurajo. Sot i them lamtumirë tim eti dhe faleminderit për trashgimëninë e vyer, që na la. Faleminderit kampion për guximin, kulturën dhe qytetarinë dhe zemrën. Për lirinë që na mësove. Ne do të kujtojmë si baba, si shok dhe si burrë i madh shteti që vuri përgjegjësinë përballë vetes”, tha Sokol Nano.
Kryeministri Rama në fjalën e fundit të mbajtur për Fatos Nanon, thotë se kjo ishte një ndër detyrat më të vështira, për t’i dhënë lamtumirën atij që e birësoi në familjen socialiste.
Ikjen e Nanos nga kjo botë, Rama e cilëson si një rast i veçantë, pasi bëhet fjalë për një figurë politike që dha nga vetja pa kursim për Shqipërinë.
“Kur me telefonoi doktor Solis, mendova në atë çast gruan tënde, Xhoin që do të vazhdonte të të rrinte të koka dhe për kushedi sa vite si roje besnike e gjumit tënd pa mbarim. Fare nuk të mendova ty, të shtrirë në një arkëmort për të ikur me të vërtetë nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove duke ia marrë sa mund orët e natës e dua ia pirë gotat e fatit me fund ashtu siç vinin.
Erdhi kjo ditë zie dhe me ra puna e vështirë e lamtumirës që kryetari i jep një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë. Teksa rrotullohesha me sy anë e përqark duke u përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire, mu ndërmend ajo historia jote me vdekjen e Mao Ce Dunit. Dhe mu duk vetja si drejtori i metalurgjikut që duhet t’i thoshte diçka kinezëve në sheshin e Kombinatit.
I hutuar nga situata, drejtori kërkoi në Komitetin Qendror se cduhet të bënë me turmën e kinezëve të grumbulluar në shesh që të ishte në lartësinë e ngjarjes. Përgjigja po vononte, dhe drejtori i ra telefonit përsëri për orientim. Përgjigja që mori ishte carmatosëse, orientim nuk ka, bëni sic keni bërë herët e tjera.
Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana ku lindi, u rrit u adhuruan u anatemua e bëri histori, është rast i veçantë.
Me Nanon ndamë bukë. Marrëdhënia jonë nisi mes ekstremesh, deri tek birësimi im te familja socialiste deri tek vrasja e babit për marrjen e spektrit të tij, nuk ka vend këtu. Ka vend vetëm oër një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të familjes socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij, duke më dhënë vend në odën e familjes tonë”, tha Rama.
Në homazhet shtetërore për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama e kujtoi si mik, si udhëheqës dhe si njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit.
“I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit plot me shijeni e ajrit të pastruar mes nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve tërë ça u tha e ça shkrua për ty qysh se doli lajmoi se këtë herë ti ike përgjithmonë. Sa të paskan dashur e admiruar, edhe at që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskam pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre. Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që s’do të kishte paguar”, tha Rama.
Mes lotëve, Xhoana Nano ka treguar për Fatos Nanon, atë që njohin të gjithë dhe për bashkëshortin e saj të jetës. Xhoana thotë se ai kurrë nuk u hakmorr ndaj kundërshtarëve të tij, apo atyre që i bënë keq.
E urrente paaftësinë, populizmin dhe servilizmin, thotë Xhoana ndërsa shton sesa me fat ndihet që të ishte në këtë rrugëtim jete përkrah tij.
Duke përmendur edhe burgimin e Nanos, bashkëshortja e tij theksoi se ai nuk ishte hakmarrëse dhe se këtë cilësi të tij e tregoi edhe nga burgosja e padrejtë ndaj së cilës nuk u hakmor.
“Të gjitha këto do ti gjeja tek Fatosi. Më lejoni ta përsëris, nuk e pata menduar me kaq qartësi , me kalimin e kohës, ditë pas dite unë para fatin të zbuloja tek ai vlera dhe cilësi që nuk janë aq të shpeshta tonë, aq më pak në jetën politike. Për këtë arsye e ndej për detyrë publike dhe moral që disa cilësi të tij, që me mirënjohje të ua them, i njohim të gjithë. Kur vjen një moment si ky, ja vlen të përmblidhen. Fatosi ishte shumë më tepër sesa një figurë publike shumë më tepër nga sa janë thënë. Fatosi ishte i vërtetë, nuk dinte e nuk donte të shtirje. Nuk merrte poza, e urrente populizmin. Ai besonte me shpirt në vlerat evropiane. Fatosi ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj.
Nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bërë asnjë përgjysmë, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Kishte zemër të madhe që dinte të faltë, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Hakmarrja ishte cilësi që nuk e kishte e nuk pranonte ta njihje. Këtë e dëshmoi pas burgimit të padrejtë. Ishte sjella e tij që rindërtoi atë, dhe që nuk duhet është thelbi i jetës së një vendi, paqen sociale. Solli një jetë të re, e konsideronte jetën politike, ji përplasje, por garë dhe konkurrencë, marrëveshje dhe kompromis”, tha Xhoana Nano.
Bashkëshortja e tij tha se Nano e donte Shqipërinë me gjithë shpirt dhe pavarësisht çmimit të lartë që pagoi nuk hoqi dorë nga përpjekjet për të parë një Shqipëri të drejtë e demokratike.
“Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë, gjithmonë i ndershëm me veten dhe të tjerët. Ai e donte këtë vend me gjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi, nuk hoqi dorë për të parë Shqipërinë të drejtë, të begatë, demokratike dhe njerëzore.
Për të gjitha këto sot, mes dhimbjes së thellë, kam një ndjenje dhe më të lartë mirënjohje. Mirënjohje që pata fatin ta njihja, të ecja krah tij. Të qeshnim dhe të vuanim bashkë, të jetonim. Dua ti them publikisht, Faleminderit Fatos, që më deshe dhe që më dhe mundësinë të të dua, faleminderit që ishte ky që ishe. Faleminderit që e dhe veten tënde pakursim për mua, për mua për ne, për vendin tonë. Do të mbetesh përherë në kujtesën tonë, jo si burrë shteti, mbi të gjitha si njeriu ynë. U prehsh në paqe pranë zotit”, tha Xhoana Nano.
Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano, mbajti një fjalë prekëse në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste. Ajo e përshkroi ditën e sotme si më të errëtën e jetës së saj, duke kujtuar me dashuri, mirënjohje dhe krenari njeriun me të cilin ndau një çerek shekulli jetë, ëndrra, shpresa dhe sfida të përbashkëta.
“Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës, po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerek shekulli jetë, më lidhen shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditë që s’do dëshiroja ta jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e një çerek shekulli më parë unë, një vajzë fare e re me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di: kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër nga ajo që jetonim asaj kohe, të një Shqipërie që lipej të largohej me urgjencë nga tradita shekullore e barbarisë dhe të fitonte një kurs tjetër, civil, modern dhe europian. Të gjitha këto do t’i gjej te Fatosi”, tha Xhoana Nano.
1 minutë heshtje u mbajt për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos në Pallatin e Kongreseve.
Familjarë, të afërm e figura të politikës u ngritën në këmbë në nder të liderit historik të PS.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në ceremoninë mortore që po mbahet në nder të liderit historik të PS-së, Fatos Nano.
Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Rama gjithashtu do të mbajë dhe një fjalë përmbyllëse si kryeministër i vendit, por mbi të gjitha si pasues i Fatos Nanos në krye të Partisë Socialiste.
Në homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari Niko Peleshi.
Ndërsa po ashtu në homazhe ka marrë pjesë edhe i gjithë kabineti qeveritar.
Ndërsa pritet që të mbërrijë në homazhe për ish-liderin historik të Partisë Socialiste edhe kryeministri Edi Rama.
Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS, Fatos Nano.
Të pranishëm në këto homazhe janë edhe disa nga krerërt e besimeve fetare mes tyre kryepeshkopi Joan, Baba Mondi,Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve.
Në homazhet që po mbahet në Pallatin e Kongreseve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ka marrë pjesë edhe zv/kryeminister i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti.
Mexhiti është një nga zyrtarët e lartë të Mqedonisë së Veriut që merr pjesë në homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte.
Ndërsa po ashtu në homazhe ka marrë pjesë edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ishte i shoqëruar nga Bujar Osmani.
Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS, Fatos Nano.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar nga Kosova i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të nderuar figurën e Nanos.
Kurti pas takimit me familjarët ka shkruar fjalët e tij për Nanon në librin e homazhe.
Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi homazhe në nderim të figurës së Fatos Nanos. Krah tij, u shfaq edhe grupi parlamentar i PS, por edhe ish-deputetë të tjerë socialistë që iu bashkuan homazheve për liderin historik të PS.
Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS, Fatos Nano.
I pranishëm në këto homazhe është edhe Lulzim Basha i shoqëruar nga Merita Bakiu dhe Oriola Pampuri.
Që prej nisjes së ceremonisë së lamtumirës për Fatos Nanon, bashkëshortja Xhoana Nano ka qëndruar me kokën ulur dhe me lot në sy.
Xhoana nuk ka mundur të fshehë dhimbjen për humbjen e bashkëshortit të saj. Në krah të saj qëndron djali i Nanos, Sokoli.
Xhoana Nano është bashkëshortja e dytë e Fatos Nanos. Ata u martuan së bashku në vitin 2002, një vit pasi ai i dha fund martesës së parë me Rexhinën, me të cilën ka dhe dy fëmijë.

Xhoana Nano në homazhet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Në Pallatin e Kongreseve janë duke u mbajtur homazhe në nderim të liderit historik të PS.
Pjesë e këtyre homazheve u janë bashkuar edhe aleatët e PD-së, mes tyre Agron Gjekmarkaj, Agron Duka e Fatmir Mediu.
Pasi u përulën para trupit të pajetë të ish kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, figurat politike shkruajtën edhe përshtypjet në librin e shënimeve.
Arkëmorti me trupin e pajetë të ish-kreut të qeverisë ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e lamtumirës.
Në hollin e Pallatit të Kongreseve janë të pranishëm familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, të afërm dhe miq të ngushtë të familjes.
Foto: Fatos Nano
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të dielë një foto të të liderit historik, Fatos Nano i cili ndërroi jetë më 31 tetor.
"Lamtumirë Fatos Nano",shkruan kreu i qeverisë.
Në homazhet që janë duke u zhvilluar në Pallatin e Kongreseve Rama do të mbajë edhe një fjalim në nder të ish-kryemninistrit Nano.
Dhjetëra qytetarë nga Fieri janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve, në nderim të figurës së liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano.
Ka qenë bashkia e Fierit ajo që ka vendosur autobusë në dispozicion të qytetarëve të cilët janë nisur që prej orës 7:00.
Komente












TANI PARATE DHE SHTEPITE E TOSIT KUSH I MERR XHOANA APO GRUAJA E PARE????????nuk po kuptohet....
PërgjigjuTa dashkan dhe ata qe ste ben president!!! Hipokrit qe i more mgarruga dhe i solle me posted ne tirane
Përgjigju@Timi. Atè postin, (apo posted siç shkruan ti shqip), ku e gjeti ky i ndjeri i sotèm qè "ua dha" atyre tè rrugès? Nè pronèn e babait, me sa di unè, nuk kishte poste shtetèrore, as pèr tè mbajtur e as pèr tè dhènè. Lum Shqipèria pèr shqiptarè si ti, @Timi. Koncert nè vitin 1936, do ta mbajmè Shqipèrinè.
Ngushellime familjes. Sa per ne shqiptaret , besoj se kemi nevoje te jemi te vertete me veten, te nderojme njerezit qe kane bere me te vertete per ne si popull dhe jo njerezit qe politikanet na thone se duhet te respektojme. Zoteria shkofte ne paqe dhe Zoti pafte e befte per shpirtin e tij. Befte qef sic ka bere mbi kete toke.
PërgjigjuFatos Nano meritonte të ishte president. Kanë bërë president lloj lloj katundari, Meta, Begaj dhe nuk bënë Fatos Nanon.
PërgjigjuZi mbajmè ne,,,,natyrisht qè mbajmè zi. Na u nda nga jeta ai qè na ushqente, ai qè na e shtonte begatinè dhe bagètinè, ai qè me dashurinè dhe sakrificèn personale qè e karakterizonte,,e bènte Gonxhe Bojaxhiun tè dukej si njè nxènèse e shkollès fillore. A e dini çfarè? Ne shqiptarèt, jemi hipokritè, ne nuk respektojmè vetveten dhe lère pastaj kujtesèn. Kush ishte Fatos Nano? Çfarè bèri ky njeri nè jetèn e tij politike PÈR TÈ MERITUAR kèto homazhe? FJALÈ IMZOT FJALÈ. Unè nuk kam asnjè arsye tè mbaj zi apo tè ngushèlloj Xhoanat e kèsaj bote tè dhjerè pèr ndarjen nga jeta tè njè njeriu qè parè me syun kritik,,,èshtè njè nga simbolet e shkatèrrimit tè vèndit tim dhe tragjedisè qè vazhdon edhe sot.
PërgjigjuPo imagjinoj si do percillet Berisha. Po perderisa u percoll dhe Ramiz Alia e Nexhmija ne miniatur duke e ndjek e vetem se ben zyrtare, c’pret Ti. Nje njeri hajdut sa e sa kohe ska dhen asnje kontribut e del populli ne shesh. Epo vetem administrata se ska mundesi. Po ky vend ka aq pasuri dhe lek qe kto jane ne rregull. Fatmiresisht kjo qenka jeta Zoteri. Jam i sigurt qe dhe Ti apo Une e kishdo Une te ishim te Ai post, ky popull te bo Hero kshuqe mos u merzit se ske pa gje akoma ;)
Shqiperine dhe Fatosin e shkatrroi Berisha.
PërgjigjuKy dhe saliu shkatrruan shqipnin
Përgjigju