Ndarja nga jeta e Kadares, regjisori Piro Milkani: Ngushëllimet më të sinqerta, ka dhënë kontribut edhe në kinematografi

Ndarja nga jeta e Kadares, regjisori Piro Milkani: Ngushëllimet më të sinqerta, ka dhënë kontribut edhe në kinematografi

Regjisori i mirënjohur Pirro Milkani

1719842666_pirromilkani.JPG

Regjisori i mirënjohur Piro Milkani ka dhënë një mesazh ngushëllimi ditën e sotme lidhur me ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Nga Pogradeci ku ndodhet për Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, Milkani shpreh mesazhin e tij drejtuar dhe familjes Kadare, ndërsa shton se vitin e ardhshëm edicioni i 15-të i Festivalit do t'i kushtohet veprës kinematografike që në thelb ka krijimtarinë e Kadares.

'Stafi organizatori të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec shpreh ngushëllimet e thella dhe të sinqerta për humbjen e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare.  Ky staf është themeluar para 14 vjetësh nga Fatos Baxhaku, Eno Milkani, Gerta Qurku dhe po funksionon nga viti në vit më mirë. Vitin e ardhshëm, në edicionin e 15-të do të ketë ditë që do i kushtohen veprës kinematografike në thelb të së cilës është krijimtaria letrare e Ismail Kadares, i cili ka dhënë një kontribut të shkëlqyer me veprat e tija. Edhe një herë shprehim familjes Kadare ngushëllimet tona të sinqerta.', shprehet Pirro Milkani.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë