Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis

ATHINE-  Nën tingujt e marshit funebër, të luajtur nga orkestra frymore e trupave të marinës greke, trupi i Kryepeshkopit Anastas u përcoll me dhimbje nga katedralja e Athinës mëngjesin e kësaj të hëne (27 janar 2025) 

Pas më shumë se 24 orë nderime nga mijëra qytetarë, por edhe nga figurat më të larta të shtetit grek, përfshirë Presidenten, Kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit, tashmë Kryepeshkopi do të nisë rrugëtimin drejt Shqipërisë, drejt Kishës të cilës i shërbeu 33 vite si prelat.

Trupi i Kryepeshkopit Anastas do të udhëtojë në rrugë tokësore drejt Shqipërisë, do të nderohet nga një ceremoni në pikën kufitare të Kakavijës dhe pasditen e së martës do të mbërrijë në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë, pasi të jenë bërë nderimet në disa prej zonave minoritare në jug të vendit.

Shoqërues të kortezhit do të jenë 4 klerikë shqiptarë, mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, peshkopi i Krujës Anastas dhe priftërinjtë Harallamb Gjoka e  Spirodhon Topanxha, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij në ringritjen gjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Të katërt mbrëmjen e së dielës  në Katedralen Metropolitane të Athinës mbajtën një meshë historikë në gjuhën shqipe.

Në emër të Kishës së Greqisë, kortezhi shoqërohet nga nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti Jerotheo. Pas mbërritjes në martën në Tiranë, në Katedralen Ngjallja e Krishtit do të fillojnë homazhet dyditore, ndërsa në ceremoninë mortore paraditen e së enjtes priten në kryeqytetin shqiptar pritet të vijnë figurat më të larta të ortodoksisë botërore si Patriarku Ekumenik Bartolomeu por edhe figura politike si Kryeministri grek Mistotakis. Delegacione do të ketë dhe nga Vatikani dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare.

Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos do të përcillet të enjten për në banesën e fundit në Tiranë, një amanet i lënë prej tij. Kisha ortodokse është sot në ditën e tretë të zizë kishtare nga 5 të tilla qe vendosi Sinodi i Shenjtë në mbledhjen e jashtëzakonshme të shtunën. Në po të njëjtën mbledhje u vendos si kujdestar i fronit Mitropoliti i Korçës, Joani, deri sa në krye të Kishës të zgjidhet pasuesi i Janullatosit.

Sipas informacioneve të medias greke, at Joani është zgjedhja e Anastasios për ta pasuar atë.

Prehja e fundit
Varrimi i Kryepeshkopit Anastas do të bëhet ditën e enjte, më 30 janar në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore në të cilën ndër të tjera do të jetë i pranishëm edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu. Edhe Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pritet të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit. Anastas do të prehet nën Altarin e Katedrales, në një kriptë të veçantë të përgatitur nga vetë Anastasi, i cili kishte lënë amanet që të prehej në vendin tonë.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar