Ndarja nga jeta e Nishanit, Zhupa: Humbën një politikan me vlera të larta! Bylykbashi: Burrë shteti me maturi të rrallë! Balliu: Mbrojti interesin kombëtar

Ndarja nga jeta e Nishanit, Zhupa: Humbën një politikan me vlera të larta! Bylykbashi: Burrë shteti me maturi të rrallë! Balliu: Mbrojti interesin kombëtar

Deputetët e Partisë Demokratike kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa shkruan se shqiptarët humëbn një politikan me vlera te larta.

Klevis Balliu shprehet se Nishani si kryetar i shtetit shqiptar çdo ditë në punën e tij mbronte interesin kombëtar dhe përfaqësonte shtetin dhe popullin me dinjitet

Oerd Bylykashi shkruan se Nishani ishte një burrë shteti me maturi të rrallë. Belind Këlliçi shkruan se është mirënjohës përjetë për këshillat e marra nga Nishani dhe bashkëpunimin me të si demokrat.

“Lajm i trishtë, ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani! Ngushëllime të sinqerta për familjen e tij! Ngushëllime për miqtë, bashkëpunëtorët, kolegët, demokratet dhe gjithë shqiptaret qe humbën një politikan me vlera te larta. Të prehesh në paqe, President Nishani!”, shkruan Zhupa.

“Lamtumirë Zoti President. Shteti shqiptar, demokracia dhe Partia Demokratike sot humbi një President, humbi një personalitet, humbi një zë të së vërtetës dhe një mbrojtës të interesit kombëtar. Personalisht kam patur nderin dhe privilegjin që të punoj për Presidentin Nishani dhe pata mundësinë që të shoh nga afër se si Bujar Nishani si kryetar i shtetit shqiptar çdo ditë në punën e tij mbronte interesin kombëtar, interesin e qytetarëve dhe përfaqësonte shtetin dhe popullin me dinjitet.  I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij për këtë humbje të parakohshme.  Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.  Faleminderit Zoti President për gjithçka keni bërë për vendin tonë. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, shkruan Balliu.

“Hidhërim i madh për ndarjen nga jeta pa kohë të President Bujar Nishanit! Një mik i mirë, një politikan plot urti e i palëkundur, një burrë shteti me maturi të rrallë. Durrësi e ka për nder që e kishte birin e tij. Lutjet dhe ngushëllimet e mia më të ndjera janë për bashkëshorten, fëmijët, babain, mësuesin tim të mirë Faikun, dhe vëllezërit e tij! U prehsh në paqe President Bujar Nishani! I paharruar kujtimi yt”, shkruan Bylykbashi.

"I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit! Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij! Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat!I nderuar që e njoha nga afër! I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!", shkruan Këlliçi


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Vdekja e Nishanit trondit politikën, ish-bashkëpunëtorët: I dha shumë PD-së dhe këtij vendi! Socialistët: Personalitet me vlerë! SHBA: Kontribuoi për marrëdhëniet me Amerikën


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja