Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta sot pasdite të regjisorit Mihal Luarasi.Regjisori Luarasi  është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, ndërsa veprat e tij  i kanë shërbyer dhe do t’i shërbejnë brezave  në të ardhmen.

“Mihal Luarasi, regjisori i mirënjohur i teatrit shqiptar, njeriu që provoi ndryshime cilësore në skenë dhe eksperimentoi mjeshtërisht përgjatë pranverës së shkurtër të fillimviteve 1970”-shkruan Presidenti Ilir Meta.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës, Ilir Meta:

Mihal Luarasi, regjisori i mirënjohur i teatrit shqiptar, njeriu që provoi ndryshime cilësore në skenë dhe eksperimentoi mjeshtërisht përgjatë pranverës së shkurtër të fillimviteve 1970 dhe më pas u ndëshkua me rreptësinë fanatike, që përjetoi Shqipëria pas Plenumit të 4-t; i rikthyer në jetën artistike dhe në lëvizjet e mendimit prej afro tri dekadash, është ndarë nga jeta duke lënë ndër ne e për brezat e ardhshëm gjurmën e vet në teatrin dhe kulturën tonë kombëtare.

Nderim jetës dhe veprës së tij. U prehtë në paqe!

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com