Ndër më të votuarit në primaret e Tiranës, Grigels Muçollari: Do kandidoj në listën e hapur

Ndër më të votuarit në primaret e Tiranës, Grigels Muçollari: Do kandidoj në listën e hapur

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Grigles Muçollari pak orë para dorëzimit të listave, ka deklaruar se do të garojë në listë të hapur. Edhe pse një ndër më të votuarit në primaret për qarkun e Tiranës, me 666 vota, Muçollari thotë se do të garojë në listë të hapur.

Muçollari thotë se ky është një moment jetik për vendin dhe në pas vjen karriera e secilit.

"Pse kam zgjedhur listën e hapur. Sot, në mbledhjet e Kryesisë së PD dhe të Këshillit Kombëtar, do të finalizohet ekipi i përfaqësuesve të PD për zgjedhjet e 11 majit. Është vetëm një nga etapat, pasi Partia Demokratike është tashmë në këtë betejë kudo me njerëzit, strukturat e saj në çdo seksion, grupseksion e degë.

Ka vëmendje, ka pritshmëri dhe patjetër do të ketë edhe debate. Falë Zotit, PD e ka debatin pasuri të saj. Ditën që s'do të ketë debat, s'do të ketë më PD. Këtu jemi shumë ndryshe nga kundërshtarët tanë.

Unë vetë e kam bërë të ditur edhe më herët, madje këtë qëndrim ia kam komunikuar edhe Kryetarit të Partisë, përpara procesit të primareve, dhe i qëndroj këtij parimi: do të jem në listën e hapur. Ky është një moment jetik për vendin, për shoqërinë, për PD-në. Më pas vjen në rëndësi karriera e secilit. Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e qeverisë. Që ndryshimi të vijë, duhet luftuar për çdo votë. Për çdo votë luftohet vetëm në listën e hapur", shkruan ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 12/03/2025 17:13

    Zoti Muçocari ta pasta futur Saliu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Sërish protestë në Shkup, në mbështetje edhe kryeministri Mickoski: Të mos përdoret politikisht

Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Sërish protestë në Shkup, në mbështetje edhe kryeministri Mickoski: Të mos përdoret politikisht