Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët

Aurel Zarka, ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës, nën akuzë nga SPAK

Tiranë- Ndërhynë në dosjen e 'Toyota Yaris' dhe 7 të tjera, caktohet gjyqtari i dosjes së dërguar nga SPAK për proces në GJKKO.

Shorti i hedhur ka përzgjedhur si magjistratë të çështjes pikërisht Irena Gjokën, e cila do të ketë në dorë fatin penal të ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka dhe 3 të tjerëve.

SPAK e dorëzoi më 30 dhjetor 2024 dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladit. 

Teksa është veçuar hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që bashkëpunuan me ta, në dosjen e re që po hetohet dhe rastet e tjera të zbuluara, konkretisht në ato të Suel Çelës, kreut të grupit të Elbasanit në kërkim dhe 6 të tjera.

Sipas SPAK, Zarka me 3 të tjerët akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë në 8 dosje duke ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar rrethanat. Mes dosjeve që kanë ndërhyrë është dhe ajo e Toyota Yaris dhe e Suel Çelës.

“Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal si edhe nga burimet e provave të mbledhura dhe të administruara gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se të pandehurit; Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre”, u tha nga SPAK më 4 Janar.

Ata kanë ndërhyrë për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin Alfred Vladin, kushëririn e tij Elvis Vladi dhe biznesmenin Alban Mollaymeri, në lidhje me  3.4 milionë eurot që u bllokuan në Portin e Durrësit, në qershor 2018, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit. Kjo është edhe dosja e parë për këta të pandehur. Por hetimet zbuluan edhe rastin për favorizim të Suel Çelës, për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. 

Gjithashtu kanë ndërhyrë në çështjen penale në ngarkim të shtetases Xhoi Mansaku, e akuzuar për veprën penale “vjedhje” e mbetur në tentativë dhe mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669 datë 26.03.2020 të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë si dhe një çështje në ngarkim të Altin Veizaj etj., të akuzuar për veprën penale “kultivimi i narkotikëve”

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)