
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban nuk e sheh të njëjtë ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë ku u arrestua presidenti Nicolas Maduro, me agresionin rus në Ukrainë.
Në një konferencë për shtyp në Budapest, Orban u shpreh se ky është një krahasim i rrezikshëm, shkruan La Stampa.
Orban shtoi se të dy situatat janë "krejtësisht të ndryshme".
Lidhur me Groenlandën, Orban theksoi se do të ishte një çështje tjetër, pasi "Danimarka është anëtare e NATO-s, ashtu si edhe SHBA-ja.
Nëse do të lindte kjo çështje, sipas tij, Hungaria do të mbante një qëndrim.
Ndërkaq, më herët, presidenti amerikan, Donald Trump duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të dielën në mbrëmje, ka deklaruar se SHBA-të janë “në krye” të Venezuelës pas arrestimit të Presidentit Nicolás Maduro.
Ndër të tjera, ai nënvizoi se SHBA-të ishin përgatitur për veprime të mëtejshme ushtarake në Venezuelë, por deri më tani nuk kishin qenë të nevojshme, duke shtuar se kjo mund të ndryshojë “nëse nuk sillen siç duhet”.
Lajmi kryesor:
Donald Trump: Kemi nën kontroll Venezuelën! Gati për një mision edhe në Kolumbi/XI Jinping: Veprimet arrogante po ndikojnë rendin global!
Komente











