Ndërhyrja horror, Manaj kërkon falje! Babai i futbollistit turk s'e pranon: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!

Ndërhyrja horror, Manaj kërkon falje! Babai i futbollistit turk s'e pranon: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!

Ndërhyrja e Manajt ndaj Yilmaz

Futbollisti i kombëtares shqiptare Rey Manaj ka përfunduar i kryqëzuar nga tifozët dhe jo vetëm pas ndeshjes që Sivasport humbi 2-3 kundër Galatasarayt. Kjo jo për shkak të rezultatit ndaj kampionëve të Turqisë, por për shkak të një ndërhyrje në minutat shtesë. Në tentativë për të rikuperuar topin Manaj shkel mbi kaviljen e futbollistit Baris Yilmaz, duke i shkaktuar këtij të fundit dhimbje të mëdha dhe një lëndim që la jo pak shenjë. Mirëpo kur të gjithë prisnin kartonin e kuq, arbitri pasi u konsultua me VAR, la në fuqi kartonin e verdhë.

Pas ndeshjes pati reagime të ashpra duke nisur me presidentin e Galatasarayt, ndërsa edhe federata turke e futbollit ka dalë në mbrojtje të futbollistit të kombëtares, i cili la ndeshjen me barrelë. Federata e ka quajtur ‘jo sportive’ ndërhyrjen e Rey Manajt, ndërsa ka shtuar se ka nisur një hetim për të cilin do të kenë edhe ndëshkime. Manaj me shumë mundësi s’do ia hedhë paq, ndërsa dënim mund të ketë edhe për arbitrin. Vetë futbollisti shqiptar ka kërkuar falje pas ndeshjes për ndërhyrjen, duke u shprehur se ‘nuk kishte qëllim të bënte atë ndërhyrje dhe aq më pak të dëmtonte Yilmazin’.

Mirëpo kërkim falja nuk është pranuar, pasi babai i futbollistit të Galatasarayt ka komentuar në postimin e Manajt, duke thënë se ‘dëshiron ta takojë sa më shpejt’ për sqarim Manajn. Madje babai i futbollistit Yilmaz këmbëngul se ky ‘takim do të ndodhë’. Sa i takon ndeshjes Manaj pati një paraqitje pozitive në fushë, teksa goditi njëherë shtyllën dhe njeherë transversën, por pa mundur të shënojë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave