Ndërhyrja ruse në zgjedhje, Facebook dhe Twitter kufizojnë reklamat politike në SHBA

Ndërhyrja ruse në zgjedhje, Facebook dhe Twitter kufizojnë reklamat politike në SHBA

Dy kompanitë gjigande të  rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter do të kufizojnë në maksimum reklamat politike të shfaqura në platformën e tyre.

Ky vendim i Facebook dhe Twitter vjen pas aludimeve për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e SHBA në zgjedhjet e vitit 2016.

Kompania Twitter nëpërmjet një deklarate të menaxherit të përgjithshëm, Bruce Flack  deklaroi se do të pengojë çdo material që synon publikun e SHBA-së nga reklamat e publikuara nga shtetasit e huaj.

Gjithashtu, dy kompanitë Twitter dhe Facebook do të kufizojnë rreptësishtë materialet e reklamës së publikuar duke indetifikuar qartë foton e profilit si dhe faqen e internetit e cila duhet të jetë në përputhje me parimet e vendosura në internet dhe të certifikohen nga dy kompanitë e rrjeteve sociale.

Komisionin Federal i Zgjedhjeve do të verifikojë të gjitha partitë politike dhe kandidatët për zgjedhjet e ardhshme të deklarojnë ID e tyre në këto rrjete sociale. Gjithashtu, do të bëhen publike çdo informacion rreth financimit të reklamave, qoftë të individëve apo organizatave sponcorizuese.

Kompania Twitter do të krijojë gjatë muajve të ardhshëm një “Qendër Transparence” e cila do të indetifikojë çdo informacion për ta bërë sa më të ligjshme e të pranueshme reklamën.

Ndërkohë, masat e Facebook për të ndaluar reklamat të papërshtatshme ka hyrë në fuqi që prej ditës së djeshme si dhe materialet reklamuese do të arkivohen deri në shtatë vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë