Nderim Nexhipi braktis Shqipërinë
Rikthehet për herë të 3 te Shkëndija

Nderim Nexhipi braktis Shqipërinë<br />Rikthehet për herë të 3 te Shkëndija
Mesfushorët Nderim Nexhipi e Stefan Vujçiç, mbrojtësi i majtë Alem Merajiç dhe portieri Kostadin Zahov janë përforcimet e reja të Shkëndijës së Tetovës në Maqedoni, që pritet të ngrenë cilësinë e skuadrës në nivel më të lartë për vazhdimin e kampionatit ku kërkohet titulli i kampionit dhe trofeu i Kupës.
 
Nderim Nexhipi 31 vjeçari vjen nga Flamurtari i Vlorës dhe ka firmosur kontratë 18 mujore.
 
“Është hera e tretë që po kthehem këtu. Do të thosha e treta e vërteta, sepse dy herët paraprake kam qëndruar shumë pak dhe tani me këtë rikthim timin shpresoj që do të ndihmoj shumë ekipin që të arrijë objektivat që ka.
 
Normal çdo herë është kënaqësi që kthehem këtu në këtë mjedis, sepse do të luaj përsëri për Shkëndijën dhe do të jem sërish me ‘Ballistët’.
 
Do të jetë një kënaqësi e vërtetë dhe unë do të jap maksimumin për ekipin dhe do të kontribuoj maksimalisht të fitojmë atë për çka kemi ardhur, të marrim edhe kampionatin edhe Kupën”, shprehet Nexhipi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë