Nderime për Profetin Muhamed – Njeriu që Zoti e zgjodhi shembull të përsosmërisë

/ ATSH / - Qytetarë të shumtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e etj, u bënë pjesë sot gjatë ditës në programin festiv organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Fondacioni Kulturor e Arsimor "Sema"në Pallatin e Kongreseve, përkujtim të Profetit Muhamed, organizuar për të dhjetin vit radhazi në nderimim dhe vlerësim e njeriut që Zoti e zgjodhi shembull të përsosmërisë.
Mijëra besimtarë, pjesa më e madhe të rinj e të reja, mbushën paraditen e sotme sallën e Pallatit të Kongreseve, dhe përveç kremtive në përkujtim, nderim dhe vlerësim të të Profetit Muham, ata dëgjuan edhe fjalën e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skender Bruçaj, i cili foli për personalitetin që la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e historisë njerëzore.

"Sot jemi mbledhur të gjithë së bashku nën çatinë shpirtërore të më të dashurit të Zotit dhe të gjithë universit, jemi mbledhur nën atmosferën shpirtërore të përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të" u shpreh Bruçaj gjatë fjalës së tij.
Ai bëri thirrje për paqe e dashuri dhe tha se dashuritë e mëdha kërkojnë shpirtra të përkushtuar dhe i Dërguari i Zotit ishte shpirti më i përkushtuar",  vijoi Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj në fjalën e përgatitur me rastin e kësaj feste të veçantë.
"Profeti predikoi vetëm paqe dhe dashuri, rruga e tij është rruga e jetës, e dashurisë, rruga drejt unitetit për një jetë të paqtë dhe në harmoni me njëri-tjetrin, ndaj le të respektojmë kujtimin e Profetit (a.s), e të ringjallim mes nesh dhembshurinë, mëshirën dhe respektin", theksoi  Bruçaj gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë që jalë përshëndetëse gjatë programit, mbajti edhe kreu i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili pasi u shpreh se ne kemi një trashëgimi të vyer si ajo që na la Profeti Muhamed, përveç të tjerqash theksoi se "për profetin tonë janë shkruar miliona faqe dhe vazhdojnë të shkruhen miliona të tjera, dhe kur e cilësojnë atë si "Krenaria e Njerëzimit", kemi parasysh se çdo veti e vyer e tij është trashëgimi e çmuar jo vetëm e gjenezës sonë, por edhe e brezave të sotëm dhe atyre të nesërm myslimanë".
Sakaq aktivitetit vazhdoi me  Kur'ani, ilahitë dhe pjesët e zgjedhura poetike të cilat u përcollën dhe intepretuan me mjeshtëri nga emrat të njohur të skenës dhe ekranit si Reshat Arbana, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Adriana Tolka, Sidrit Bejleri, Kastriot Tusha, Olta Boka, Marsela Shahu, Memela Alia, Aulona Hadroj, Era Domi, Gabriel Uku, Xhana Ahmetaj, Marsela Shahu, Selma Fejzullahu, Ingrit Jushi, të cilët të shoqëruar nga kori i bashkuar i medreseve, ngritën peshë zemrat e të pranishmëve, të cilët nuk i kursyen për asnjë çast duartrokitjet e tyre të ngrohta.

Programi i realizuar në regjinë e Agron Hoxësa dhe udhëheqësit artistik, mjeshtrit të merituar, Kujtim Alia, u pasu ngannjë  panair me produkte të ndryshme si ushqime, libra, punime artistike, etj, të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë, si dhe një ekspozitë me foto të personaliteteve të shquara shqiptare të kulturës islame, si dhe foto të vjetra të dy vendeve të shenjta, Meke dhe Medine.

Në këtë organizim festiv morën pjesë Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Ministri i Mirëqenies Sociale,  Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, Prefekti i Tiranës, z. Sadi Vorpsi, deputetë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ambasadorë të akredituar në Tiranë, akademikë, shkrimtarë, artistë dhe të përfaqësues të botës së artit dhe kulturës nga Shqipëria dhe hapësira mbarëshqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!