Policia e Durrësit pritet të kërkojë revokimin e autorizimit për pajisje me armë me leje të shtetasit Genti Nderjaku dhe marrjen e një mase administrative gjobë deri në 5 milionë lekë të vjetra ndaj tregtarit të makinave. Nderjaku u kap këtë javë me armë në brez në qendër të Durrësit, nën shoqërinë e shtetasit Marjel Fierza, që njihet si person me precedentë penalë dhe si lidhje e ngushte e Lulzim Berishës dhe Plarend Dervishajt.

Nderjaku pretendoi se armën e kishte me leje, të miratuar nga vetë Policia e Shtetit. Por duket se ko armë nuk do i kthehet më këtij personi. Një burim pranë Policisë së Durrësit i tha gazetës “Shqiptarja.com” se Ndërjaku ka shkelur rregulloren për mbajtjen e armëve me leje, si dhe ligjin përkatës, pasi ai ishte autorizuar të mbante armën me leje, në ambientet e shtëpisë së banimit ose pranë biznesit së tij, por jo që të dilte në qytet apo të frekuentonte ambiente publike, duke mbajtur me vete dhe armën.

Burimet i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se pas nisjes së çështjes penale për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”, policia ka nisur dhe praktikën për t’i hequr autorizimin e mbajtjes me lejë të armës, për shtetasin Genti Nderjaku. Veç heqjes së armës, pritet që ky i fundit të gjobitet me 5 milionë lekë të vjetra, për shkak se ka thyer kriteret për mbajtjen e armës.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com