Ndërmarrja e re e mirëmbajtjes së rrjetit të gazit në Fier, Rama: Do ulë kostot e energjisë! Objektiv tjetër të ndërtohet edhe gazsjellësi Adritiko-Jonian

Nga ndërmarrja e re e Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit në Fier, ndërtuar sipas modeleve industriale të SNAM, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shtrirja e rrjetit të gazit do të ulë kostot e energjisë.

Në këtë qendër do të jenë 36 të rinj e të reja, të përzgjedhur përmes një procesi transparent dhe të trainuar në Shqipëri e në Itali.

"Dëshiroj që t'i shpreh mirëseardhjen edhe miqve tanë, zv ambasadorit dhe të tjerëve në këtë vatër të re të dijes dhe të punës, ku siç e tha edhe ministrja falë një procesi shumë të mirëorganizuar janë përfshirë 36 të reja dhe të rinj, studentë të cilët kanë kryer universitetin dhe tanimë janë në frontin e punës në një fushë që është e gjitha për tu zhvilluar në Shqipëri.

Nuk dua të marr shumë kohë sepse dua të dëgjoj nga ju. Jemi në një fazë shumë interesante. Falë një risie të mirëseardhur që lidhet me planin e madh të zhvillimit të rajonit tonë me mbështetje masive, financiare nga BE, ku 1 nga 3 shtyllat e planit është pikërisht zhvillimi i sektorit të energjisë me prioritet investimet në të cilat edhe investimi në fushën e gazit.

Ky investim në fushën e gazit në rajonin tonë lidhet me Shqipërinë. Shqipëria siç dëshmon edhe prania juaj këtu ka një dispozicion një aset shumë të vyer që është gazsjellësi trans adriatik prej të cilit synojmë dhe synimi merr një formë konkrete", tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se një objektiv tjetër është të ndërtohet dhe gaz-sjellësi Adritiko- Jonian.

"Besoj që ju e keni dëgjuar që objektivi ynë është që së bashku me disa vende të tjera të rajonit të ndërtojmë dhe gazsjellësin adritiko jonian. Ai është një ndryshim i madh në  hapësirën ku ne jetojmë dhe sot me planin e madh të BE është një mundësi reale siçc është një mundësi reale shtrirja e rrjetit të furnizimit me gaz në territor për familjet dhe bizneset.

Nga ana tjetër është edhe mundësia e degëzimeve në Kosovë dhe më gjerë. Kemi realizuar parkun me energji diellore, më i madh me energji diellore në rajonin tonë. Nënshkruam online memoradumin me BERZH dhe aty është folur edhe për këtë sukses të rëndësishëm të qeverisë. Po përgatitemi për një park tjetër të energjisë diellore në Durrës", shtoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
Rama flet nga Fieri për ndërtimin e Skavicës: S'do shkojë dëm asnjë pikë ujë që përdoret për energji

Teksa ka folur për ndërmarrjen e re të mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit në Fier, kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe hidrocentralin e Skavicës që do të ndërtohet nga një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në Amerikë.

Me ndërtimin e saj, Rama shtoi se nuk do të shkojë dëm uji i destinuar për prodhim energjie dhe se nuk do të ketë asnjë shqetësim për përmbytje që shkaktohen nga tejmbushja e hidrocentraleve.

"Nuk do të çojmë dëm asnjë pikë ujë që është e destinuar për prodhim energjie. Të mos kemi më asnjë shqetësim për përmbytjet që shkaktohen nga hapja e portave të hidrocentralit kur shkon jashtë kapacitetit që mund të mbajë. Ju hyni në këtë front tamam në një moment fillimi të ri drejt një ndryshimi të madh të ri", tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin