Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Amerikë. Këtë të shtunë në kryeministri u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA si dhe marrëveshja për ndërtimin e Skavicës. Për kryeministrin Edi Rama firmosja e këtij memorandumi përveçse dëshmon marrëdhëniet miqësore mes vendeve, hap një kapitull të ri për investimet e huaja. Ndërtimi i Skavicës u cilësua nga kryeministri Edi Rama si një investim me rëndësi për vendin duke e kthyer atë në një faktor në rajon për prodhimin e energjisë, ndërsa tha se kjo është realizimi i një ëndrre 50-vjeçare për Shqipërinë. Rama tha se Shqipëri qëndron larg investime të vendeve jo mike që janë kundër perëndimit duke thënë se vendi do të eci gjithmonë sipas rregullave të BE-së. Kryeministri foli edhe për rrjetin 5G duke thënë se Shqipëria është renditur në rrjetin e rrugëve të pastra sipas rregullave të BE-së duke u larguar nga rrjeti Kinez që mund të sjellë pasiguri për të ardhmen përmes abuzimit me të dhënat personale.
I pranishëm për të zyrtarizuar këtë bashkëpunim ishte nënsekretari i SHBA, për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, i cili pohoi se ambicie është forcimi i dialogut ekonomik mes vendeve. Nënsekretari amerikan falënderoi kreun e qeverisë për rolin e luajtur në rajon për mbrojtjen e rrugës së pastër 5G dhe jo rrugën e Kinës. Nënsekretari amerikan Krach e cilësoi Kinën si një aktor malinj që tenton të futet në BE dhe rrjetin e saj të sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa e cilësoi Ramën si një lider që po ndalon pikërisht këtë efekt malinj të përhapet në rajon dhe Ballkan.
Gjatë konferencës për shtyp, Rama i ka përcjellë presidentit Donald Trump shërim sa më të shpejtë nga Covid, si dhe i ka shprehur falenderimin për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA e ka shoqëruar Shqipërinë ndër këto vite.
Kryeministri Edi Rama në konferencën ku do nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, për hidrocentralin e Skavicës, ka shprehur një falenderim të veçantë për SHBA për kontributin që ka pasur në vendin tonë ndër vite.
Rama publikisht i ka përcjellë presidentit Donald Trump shërim sa më të shpejtë nga Covid, si dhe i ka shprehur falenderimin për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA e ka shoqëruar Shqipërinë ndër këto vite. Ai e ka falenderuar Trump edhe për kontributin në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
"SHBA kontribut të çmuar në vendin tonë. I jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë Shqipërisë që në ditën e para nga dalja e errësirës së komunizmit në rrugën e reformave dhe të përpjekjeve për të formuar një shtet demokratik dhe për të konsoliduar shtetin e së drejtës. Ne i jemi mirënjohës SHBA edhe për kontributrin e tyre të paçmueshëm në rajonin tonë. Falë SHBA sot jemi në një realitet tërësisht të ndryshëm nga ai i jo shumë viuteve më parë. Sot flasim për bashkëpunim dhe për paqe të qëndrueshme të gjithë rreth një tryeze.
Dua ta falenderoj me gjithë zemër nënsekretarin për ardhjen e tij këtu personalisht për të kurorëzuar një proces të përgatitur falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të ambasadores duke nënshkruar një marrëveshje e cial fillon konkreëtizimin e pikave kyçe të dokumentit strategjik.
Përmes nënsekretarit unë dëshiroj që publikisht ti përcjell Trump urimin më të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë dhe të shpreh falenderimin për të dhe për administratën e tij për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA e kanë shoqëruar Shqipërinë në këto vite dhe padyshim për një pikë kyçe në historinë e këtij rajoni që ishte nënshkrimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë jo si një proces i nisur më parë për bashkëpunim dhe normalizim të marrëdhënieve, edhe për shtysën e fortë që i dha mirënjohje të paimgjinueshme deri përpara atij takimi. Faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet", tha Rama
Keith Krach, nënsekretar për rritjen ekonomike energjinë dhe ambientin në SHBA, ka falenderuar kryeministrin Rama për rolin e tij në rajon duke mbrojtur rrugët e pastra të rrjetit 5G, dhe duke shmangur modelin e Kinës të depërtojë me rrjetin e saj 5G. Nënsekretari amerikan Krach e cilësoi Kinën si një aktor malinj që tenton të futet në BE dhe rrjetin e saj të sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa e cilësoi Ramën si një lider që po ndalon pikërisht këtë efekt malinj të përhapet në rajon dhe Ballkan.
"Zoti kryeministër ju jeni me të vërtet një lider dhe jam i kënaqur që partneritetin tonë ta çojmë më tutje. Miqësi në kohë të mira dhe të vështira. Një kërcënim real vjen nga Kina. Përkrahja juaj e rrjetit 5G në anë të SHBA është një model. Rrejti i pastër dhe rregullat e BE për 5G janë zhvilluar pikërisht për këtë arsye. Rrjeti i pastër trajton kërcënimet afatgjatë, ai përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumë vjeçare të krijuar mes partnerëve të besueshëm. Deri tani janë mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër dhe bazuar në rregullat e BE-së. Ata kanë zgjedhur të përzgjedhin vetëm shitës të besueshëm në tregtimin e 5G. Shqipëria është një vend i rrugës së pastër dhe nuk mund t'ju falënderojmë mjaftueshëm. Zoti kryeministër ju falënderoj për angazhimin tuaj në udhëheqjen e ne e rrjetit të pastër 5G. Faleminderit për lidershipin e Shqipërisë në rajon dhe ndalimin e ndikimit malinj të Kinës dhe diplomacisë së kurthit përmes borxheve", tha Krach.
Krach tha se ndërtimi i Skavicës do të shmang përmbytjen dhe se rrjeti energjetik në vend nuk do të varet nga reshjet vjetore të shiut.
"Rritja e investimeve do të krijojnë vende pune më të mira dhe mundësi për të rinjtë si dhe do të krijojë një klimë biznesi më të mirë në vend. Ky është një projekt ambicioz që do të sigurojë energji elektrike dhe përfitime mjedisore. Skavica do i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë dhe do të reduktojë përmbytjet dhe do e bëjë energjinë më pak të varur nga reshjet vjetore", tha Krach.
Kryeministri Rama foli edhe për rrjetin 5G duke thënë se Shqipëria është renditur në rrjetin e rrugëve të pastra sipas rregullave të BE-së duke u larguar nga rrjeti Kinez që mund të sjellë pasiguri për të ardhmen përmes abuzimit me të dhënat personale. Rama tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të SHBA pasi janë partner dhe alet strategjik.
"Dua ti rikthehem letrës dashamirëse që mora nga presidenti Trump dhe rikonfirmoja të që kam thënë në mënyrë të përsëritur që Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo vetëm konstruktiv në ruajtjen e paqes dhe dialogut, por edhe një dialog proaktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5 G, janë rrugë të pastra për fëmijët tanë dhe të ardhme. Ne nuk mund të lejojmë që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jetë shumë vonë, në këtë aspekt jemi të lumtur që nuk jemi vetëm dhe jemi në krahun e atyre që janë miqtë tanë më besnik dhe të besueshëm dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që t'i detyrojë që të jenë miqtë tanë, por shohin tek ne ata që ne shohim tek ata, partnerë të besueshëm dhe miq të mirë në ditë të vështira", tha Rama.
Ndërtimi i Skavicës nga SHBA, është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një investim me rëndësi për vendin duke e kthyer atë në një faktor në rajon për prodhimin e energjisë, ndërsa tha se kjo është realizimi i një ëndrre 50-vjeçare për Shqipërinë. Ram foli hapur edhe në lidhje me investimet duke treguar se Shqipëri qëndron larg investime të vendeve jo mike që janë kundër perëndimit duke thënë se vendi do të eci gjithmonë sipas rregullave të BE-së
"Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm bilancin shqitar dhe do të bëjë realizmin e HEC-it të Skavicës një ëndërr 50-vjeçare. Një Hec që do e bëjë Shqipërinë një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë. Memorandumi po ashtu do të nxisë SHBA hedh hapin e parë duke mbështetur vetë si në teknologji dhe financim në ndërtimin e Skavicës në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull. Ky hap do të ketë një impakt të madh mbi kompani të tjera evropiane apo përtej saj nga vendet mike, ne e kemi të përcaktuar vijën tonë. Për ne paraja që vjen për t'u investuar në Shqipëri, nuk është një para që vjen njësoj si kur vjen nga një vend mik sikur vjen nga vende që nuk hyjnë në miqtë tanë të preferuar dhe nuk janë aleat strategjik, në këtë rast ne jemi të kujdesshëm. Paratë e vendet mike jemi të kujdesshëm që të përkthehet në rritje ekonomike, punësim dhe zhvillim. Memorandumi ofron një udhërrëfyes në sektorë strategjikë dhe këtu kam parasysh që nga burimet energjetike deri tek infrastruktura dhe konfirmimin e qëndrimit tonë të kahershëm që Shqipërisë dhe rajonit i duhet një qasje strategjike për të pasur rrjet të sigurt në procesin e kalimit në nivele të tjera të dixhitalizmit dhe transferimit të të dhënave", tha Rama.
Per hir te vertetes eshte historike. Nje nga ngjarjet me pozitive qe ka njohur shqiperia. Eshte fat i madh te besh marreveshje ekonomike me superfuqine e botes,po shikoja lakmine dhe cmiren qe kane shtetet jo mike te shqiperise. Zoti e bekofte ameriken dhe shqiperine.
PërgjigjuORE PO amerikanet po i japin falas ,,e pa interes ,,me duket si cudi...
PërgjigjuForca Edi Rama te plasin nga inati Putini Erdogani dhe lakejte e tyre ne Shqiperi.
PërgjigjuEdi Rama po vretshqiptatet te cohemi ta shporrimFlamur Noki ban Skavicen asht dhe malok Kukesi
PërgjigjuEdi je gjigand.Firca ec perpara dhe prshtyji ne surrat jashqitjet e Kombit qe te dalin para
Përgjigju