Ndërmarrjet ushtarake, qeveria studim fisibiliteti për qasje të re! Asistencë nga NATO

Ndërmarrjet ushtarake, qeveria studim fisibiliteti për qasje të re! Asistencë nga NATO

Foto ilustruese

Ndërmarrjet ushtarake të cilat janë jashtë funksioni ose të zhytura në borxhe duket se do të pësojnë ndryshim të mënyrës sesi menaxhohen sot.

Të paktën këtë lë të kuptojë një relacion i Ministrisë së Mbrojtjes e cila analizon specifikisht zgjidhjen e problemit të mospagesës së kontributeve për ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik në Poliçan.

Konkretisht në relacionin e projektligjit që tashmë ka dalë për konsultim thuhet se po zhvillohet një studim fizibiliteti i dedikuar për këto ndërmarrje dhe që do të përcaktojë qasjen e re që do të ketë qeveria. Ky studim po asistohet nga NATO.

“Projektligji synon trajtimin financiar, si dhe pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik Poliçan, duke përballuar efektet financiare për 4 (katër) punonjësit aktual deri në fund të vitit 2023, periudhë gjatë së cilës Ministria e Mbrojtjes do të ketë një qasje të qartë për ndërmarrjet ushtarake, falë studimit të fizibilitetit që do të realizohet në bashkëpunim me NSPA (NATO Support and Procurement Agency).

Për sa më sipër, sqarojmë se gjobat dhe kamatëvonesat e krijuara në sistemin e DPT-së për Kombinatin Mekanik Poliçan, do të merren parasysh për likuidim në vijim, në momentin kur studimi i fizibilitetit të ketë përfunduar dhe qasja për vijimësinë e ushtrimit të aktivitetit të këtij kombinati të jetë e qartë” thuhet në relacion.

Orientimi i ri për ndërmarrjet ushtarake pritet që të finalizohet pas rezultateve të studimit të fizibilitetit. Shqipëria gjatë periudhës së komunizmit ngriti dhe vuri në funksion kombinate e uzina në funksion të armatimit.

Të tilla ishin Kombinati Mekanik Poliçan një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim. Në periudhën 1962-1966 u krijua linja e prodhimit për municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri. Vite më pas sipas Ministeisë u instalua linja e prodhimit të minave kundër-tank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm.

Ndërkohë Uzina Mekanike Gramsh është një ndërmarrje shtetërore. Projekti i punës ka filluar në vitin 1962 ndërsa prodhimi me licencë kineze filloi në vitin 1962 me pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm. Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës sipas faqes së ministrisë është një ndërmarrje shtetërore që ka prodhuar eksplozivë dhe propelante qysh prej vitit 1962. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksploziveve të fuqishëm me licencën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Janë gjithsej 6 uzina të vendosura në afërsi të qytetit të Elbasanit, që ndodhet rreth 50 km nga Tirana./ monitor

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?