VLORË - Pas 9 ditësh 11 banorët e fshatit Kocul në Vlorë kanë vendosur t’i japin fund grevës së urisë kundër kompanisë naftënxjerrëze “Transatlantik”.

Banorët i kërkonin kompanisë naftë-nxjerrëse shtrimin rrugës së fshatit dhe punësimin e banorëve të zonës, teksa mosplotësimi i kërkesave bëri që banorët të hynin në greve urie.

Ishte kandidati i majtë për Bashkinë e Selenincës Kasëm Cenaj, i cili shkoi pranë grevistëve me premtimin se kërkesat e tyre do plotësohen.

Ai shtoi se falë ndërhyrjes së qeverisë së shpejti nis puna për shtrimin e rrugëve të fshatit nga ana e kompanisë si dhe theksoi se po negociohet për kërkesat e tjera të banorëve.

Ndërkohë grevistët nga ana e tyre ngulmuan që kërkesat e tyre të plotësohen sa më shpejt pasi në të kundërt i rikthehen sërish protestave dhe grevave.

Prej 9 ditësh 11 banorë të fshatit Kocul në Vlorës ishin ngujuar në një banesë të vjetër të fshatit.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)