Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me rastin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, ndau sot medaljet e vlerësimit për personalitete në fusha të ndryshme, në botën shqiptare.
Mes të vlerësuarve nga Urdhri ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili u vlerësua me titullin “Ylli i Madh”.
Medalja iu dorëzua nga presidenti Bajram Begaj.
“Unë ju falënderoj dhe respektoj për këtë medalje. Në moshën time, 96 vjeç, ky vlerësim merr tjetër kuptim për mua, si dëshmi e përpjekjeve për vendin dhe qytetarët. Falënderoj familjen, bashkëpunëtorët, miqtë, që më kanë dhënë forcë e motivim të vazhdueshëm. E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun kanë qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha Moisiu.
Lajmi kryesor:
100 vite nga krijimi i ‘Urdhrit të Skënderbeut’, Begaj dekoron 22 personalitete! ‘Ylli i Madh’ i ‘Urdhrit Suprem të Shqiponjës' për ish-presidentin Moisiu












