Nderohet nga Nishani, Moore për
A1 Report: Ja pse e meritova titullin

Nderohet nga Nishani, Moore për<br />A1 Report: Ja pse e meritova titullin
TIRANE - Në një intervistë për televizionin A1 REPORT, ambasadori i OSBE-së në Bosnje, Jonathan Moore tregon rrugëtimin e tij në Shqipëri dhe angazhimin për të ardhmen europiane të vendit tonë, merita këto që sipas tij i sollën dhe vlerësimin me titullin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
 
Ish-zyrtari i departmanentit amerikan të Shtetit u nderua këtë pasdite nga Presidenti Bujar Nishani, ndërsa për A1 REPORT la të nënkuptohej se e meritonte këtë titull.


Zoti Moorë cili është kontributi juaj në Shqipëri për të merituar këtë titull kaq të rëndësishëm që ju dorëzoi presidenti Bujar Nishani ? 
 
“Unë kam patur nderin dhe privilegjin që të jem bashkëpunëtor me Shqipërinë për shumë vite. Udhëtimi im i parë në Shqipëri ka qenë në Tetor të viti 1991, për të ndihmuar skuadrën që po hapte në atë kohë Ambasadën Amerikane. Për dy vite kam qenë drejtor për Ballkanin në Departamentin e Shtetit. Kemi punuar për një numër të ndryshëm çështjesh, si përshembull ardhja e Sekretares së Shtetit Klinton dhe për shumë vizita të Presidentit, Kryeministrit apo ministrit të Jashtëm të Shqipërisë drejt Sheteve të Bashkuara. Natyshisht që së bashku kemi trajtuar një sërë çështjesh si ajo e partneritetit të përbashkët në NATO. Ne gjithashtu kemi përdorur zërin tonë nga Washingtoni për të përkrahur fuqimisht Shqipërinë, që ajo të merrte postin e kandidatit për në BE. Këto kanë qenë disa nga çështjet me të cilat jemi marë si miq të afërt dhe për këtë unë jam thellësht i nderuar që mu dha ky çmim
”, u shpreh ish-zyrtari i DASH për mikrofonin e A1 REPORT. 

moore

I pyetur edhe për situatën politike në vend dhe bojkotin e opozitës Moore nuk dha asnjë koment, duke u shprehur se tashmë ka një post të ri. Por megjithatë vlerësoi punën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?