Nderohet veprimtarja e 
komunitetit shqiptar në Amerikë

Nderohet veprimtarja e <br />komunitetit shqiptar në Amerikë
TIRANE- Poetja Kozeta Zylo, një veprimtare e njohur e shqiptarëve të mërguar në SHBA, ka promovuar dje në Tiranë librat “Kujtime si fletëz libri” me poezi dhe ”Diaspora krah shqiponje” esse, refleksione dhe reportazhe. Kozeta Zylo së bashku me bashkëshortin e saj Qemal Zylo kanë krijuar tri shkolla shqipe në Staten Island, Manhattan dhe në Brooklyn në Nju Jork, si dhe televizionin Alba Life.

Promovimi u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar në praninë e studiuesve, njerëz të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare.
Aktiviteti i organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Shtëpia Botuese “Bota shqiptare” me botues artistin e njohur, Kujtim Gjonaj, evidientoi suksesin e publicistes, poetes, shkrimtares, së njohur në Nju Jork. Dorjan Koçi, nëndrejtor i Muzeut Historik Kombëtar, aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, botuesi Kujtim Gjonaj,

Presidentja e Albanian Excellence, gazetarja, Flora Nikolla, kritiku Pandeli Koçi e vlerësuan si një krijimtari të veçantë të poetes dhe të publicistes së njohur, ku Gjonaj theksoi ndër të tjera se “në Amerikën e largët, ajo lobon fort duke na përfaqësuar denjësisht me vlerat e saj”. Ndërsa Dorian Koçi vuri në dukje se bashkë me ndjesitë dhe emocionet e Kozeta Zylos trajtohen edhe problematikat e komunitetit shqiptar në SHBA,  

Pandeli Koçi u shpreh se “në themel të publicistikës së Kozeta Zylos, qëndrojnë problematikat bashkëkohore, ndërsa në poezinë e saj jeta e dhënë me lirizmin e një poeteje të pjekur, ku detaji zë vendin kryesor.”. Vlerësime për veprën bënë edhe studiuesit Laureta Petoshati, Nevruz Shehu, Kujtim Mateli e Kozeta Zavalani, etj. Kozeta Zylo prej 18 vjetësh jeton në Nju Jork duke e mbushur jetën e saj me krijimtari dhe veprimtari në shërbim të bashkatdhetarëve të saj. Për këtë Lidhja e Shkrimtarëve  “Pegasi” me president, Kristaq  Shabani, i dha titullin  “Personalitet i lartë i letrave shqipe”.

Ndërsa  organizata “Albanian Excellence”, e cila ka si qëllim të saj, evidentimin e  shqiptarëve të suksesshëm në botë  i akordoi me këtë rast, Kozeta Zylos, titullin “Anëtare Nderi e Albanian Excellence për kontributin e saj të vyer në përçimin e vlerave më të mira të shqiptarizmës në diasporë”. Ndërkohë, aktorja Margarita Xhepa ka recituar gjatë promovimit disa nga poezitë më të zgjedhura lirike të Kozeta Zylos.
Kozeta Zylo

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)