Energjia elektrike u ndërpre për disa çaste mbrëmë në Kuvend, teksa zhvillohej seanca plenare maratonë për buxhetin 2027. Ndërprerja preku edhe zonën përreth godinës së Parlamentit.

Burime nga OSHEE thanë për Report Tv se një nga fiderët që furnizojnë zonën me energji u stakua. Sipas të njëjtave burime, ekipet ndërhynë menjëherë dhe rikthyen furnizimin duke vënë në punë një fider tjetër.

Kuvendi ka një gjenerator dhe një sistem furnizimi të pandërprerë me energji (UPS), të cilët duhej të siguronin furnizimin e godinës gjatë ndërprerjes në rrjet. Asnjëri prej tyre nuk funksionoi dhe mbetet e paqartë përse.